Futboll Shqipëri Sport

Daja: Sot na buzëqeshi fati, sulmi im ende nuk është në formë. Objektivat nga janari janë…

Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja, në intervistën për Supersport pas fitores me Kamzën, u shpreh:

Pjesa e parë e ekuilibruar me pak raste. Të dytën e nisët më mirë, dhe fituat me një episod…

Ishte një rezultat pozitiv, pasi edhe Kamza luajti mirë. Duke qenë ndeshja e parafundit e gjysmës së sezonit, nuk pritnim ndonjë spektakël. Nuk jemi mësuar të luajmë me topa të gjatë. Torasa dhe Alvesh kanë sakrifikuar, si edhe gjithë ekipi, për të marrë këtë 3 pikësh, për të qenë afër grupit të ekipeve ku kemi objektivat.

Loja le të vijë më vonë, rëndësi kanë pikët?

Kur projektohet një ekip, bëhet me të gjithë lojtarët në dispozicion. Tani nga fundi na erdhi i gjithë kontingjenti. Kale, Torasa dhe Alvesh, në një gjendje më të mirë fizike, janë shumë për një sulm të mirë. Me këto pikë që kemi, shto edhe ndeshjen e fundit me Tiranën që kemi, pastaj fazën e dytë do bëjmë diçka edhe në drejtim të performancës.

Minutat e fundit, skuadra bie fizikisht?

Ka një rënie fizike, sepse nëse filtri i parë nuk është shumë aktiv, e gjithë barra i bie ekipit, qoftë për të bërë metra më shumë, por edhe për t’u zbrazur në një zonë më poshtë, afër portës sonë. Shumë lojtarë tonët, ende nuk mund të bëjnë 90 minuta. Sot ishte hera e parë që Kale bëri 90 minuta me një kondicion të mirë. Nëse kështu do ishin edhe Torasa, Bushiç dhe Alvesh, nuk do na ndodhte kjo gjë në minutat e fundit.

Duke parë gjendjen jo të mirë të sulmit, pse i hodhët të 3 bashkë në fushë?

Jemi munduar bashkë me kolegët e stafit, kemi nxjerrë në nxehjme 12 veta, deri pak para se të fillonte loja. Duke parë terrenin, doja ta venim ndeshjen përpara, sepse me shiun, do prishej edhe terreni dhe do e kishim të vështirë. Sot na buzëqeshi fati, dhe fituam.

Me pikët që keni sot, me këtë potencial, do luftoni për Europë, apo edhe më shumë?

Në një periudhë të mirë mini-faze në këtë kohë, besoj se do bëjmë më mirë, qoftë sepse do kemi të gjithë potencialin në pozicion. Por, objektivat nuk do i ndryshojmë njëherë. Të shohim, si do nisë gjysma tjetër e kampionatit, pa harruar edhe ndeshjen e Kupës. Nuk do i rrisim kot pritshmëritë, por kjo nuk do të thotë që do i ndryshojmë edhe rrugës.

Related posts

Kërcënon trajneri i Romës: Nëse shisni Dzekon do…

Q.Autor

E ARDHMJA E YLLIT SUEDEZ NË DILMË/ Ibrahimovic qëndron te Milan vetëm nëse ndodh kjo gjë!

Delo.autor

Rossi: Gara e Jerez do të tregojë forcën reale të Yamaha

Sadik.Autor

Leave a Comment