Futboll Sport

INTER – ICARDI/ Zbuloni zhvilimet e reja në klubin zikaltër

Mauro Icardi është një nga emrat më të diskutuar në klubin e Interit. Sulmuesi zikaltër është në “radarin” e disa klubeve europiane dhe kjo ka nxitur drejtuesit që të kërkojnë një takim me të për të diskutuar kushtet e kontratës. Sipas asaj që raporton “Calciomercato”, mes palëve do të ketë një takim në datën 9 korrik, ku do të diskutohet për kushtet e reja.

Ai është pjesë e Interit deri në vitin 2021 dhe për shitjen e tij çdo ekip duhet të paguajë 110 milionë euro për të përfituar shërbimet. Pretendimet e argjentinasit janë rritur dhe ai kërkon një pagë prej 8 milionë eurosh në sezon. Pritet me interes të mësohet se si do të jetë e ardhmja e sulmuesit të njohur.

Related posts

SHFAQ PROBLEME NË MBROJTJE/ Roma pranë firmës me një nënkampion bote

Delo.autor

TRI NDESHJET E TETORIT/ Luis Enrique befason me dy prurje të reja tek Spanja

Delo.autor

PASUESI I RONALDOS/ Nga zbulimi i sezonit te IBRA, REALI nis “gjuetinë” për sulmuesin

Isa.Autor

Leave a Comment