Futboll La Liga Sport

Arsenali kërkon yllin argjentinas, por lojtari jep përgjigjen befasuese

Cristian Pavon është një nga objektivët kryesore të Arsenal në këtë merkato. Mirëpo, duket që gjigantët anglezë kanë marrë një goditje, pasi lojtari ka deklaruar se dëshiron të qëndrojë me Boca Juniors. 22-vjeçari ka qenë në radarin e “Topçinjve” që në merkaton e janarit dhe tani prezenca e tij në Kupën e Botës ka bërë që klubi i Premier League të ofrojë 26 milionë paund për të marrë shërbimet e tij. Siç shkruan “The Sun”, për mesfushorin ka shfaqur interes edhe Barcelona, me rekomandimin e patriotit të tij, Lionel Messi.

Por, Pavon është i vendosur që të qëndrojë në atdhe, sipas deklaratave të dhënë nga agjenti i tij, Fernando Hidalgo.

“Ende nuk ka asgjë zyrtare nga Arsenal. Pavon ka konfirmuar te drejtuesit e Bocas vendimin e tij për të qëndruar dhe luajtur në Copa Libertadores”.

Pavon ishte zëvendësues në të trija ndeshjet e grupeve të Kupës së Botës me Argjentinën, ndaj Islandës, Kroacisë dhe Nigerisë ndërsa në përballjen e 1/8-ave ndaj Francës luajti titullar. 22-vjeçari u bashkua me Boca Juniors në vitin 2014-të, me të cilët ka fituar titullin kampion dy sezonet e fundit.

Arsenal pritët të përfundojë marrëveshjen me uruguaianin e Sampdorias, Lucas Torreira, për 26 milionë paund larg finalizimit. Lucas ka luajtur në kampionatin italian me Pescaran një sezon me ekipin e parë, më pas është blerë nga Sampdoria dhe është huazuar te Pescara për një sezon (2015-2016). Ndërkohë me përfaqësuesen e Uruguait ai ka zhvilluar tetë ndeshje.

Related posts

Gjyqtarët/ Pesë javë prove për të mos i vendosur më tej fatet e sezonit, ose ”veting”

Sadik.Autor

I PËRFUNDON KONTRATA ME PARTIZANIN NË FUND TË SEZONIT/ Mesfushori Hyseni: Dëshira ime është që të luaj në…

Delo.autor

SHITJA E ROMËS/ Presidenti Pallotta ka afat deri me 31 korrik për të pranuar ofertën

Delo.autor

Leave a Comment