Futboll Seria A Sport

Inter nuk humbet kohë, kërkon yllin argjentinas që dështoi në Botëror

Jo vetëm Cristiano Ronaldo. Jorge Mendes vazhdon bisedimet me klubet italiane, por këtë herë bashkëbiseduesi nuk është Juventus, por Interi. Objekt diskutimi janë Di Maria dhe Joao Mario.

Super agjenIt po punon për të sjellë Joao Mario përsëri në Angli. Mesfushori, pas huazimit të tij te West Ham, është një ide gjithnjë e më konkrete për Wolverhampton. Lojtari nuk dëshiron të kthehet në Itali, dhe Interi kërkon të gjejë me patjetër një zgjidhje. Pas refuzimit të ofertës të propozuar nga Hammers dhe refuzimit të Tottenhamit për ta përfshirë në tratativën Dembelé, Wolves janë hedhur në sulm për numrin 10 të Portugalisë. Dhe, me drejtimin e Mendes, negociatat mund të kenë një fund të lumtur. Një transferim që do ti garantonte të ardhura Interit, të cilat mund të investohen te lojtarët e duhur, si për shembull te sulmuesi i krahut që kërkohet me ngulm nga Spalleti.

IDEA DI MARIA – Sipas asaj që raporton Tuttosport, Jorge Mendes i ka propozuar Interit Angel Di Marian. Argjentinasi, pasi ju afrua Napolit, është tundimi i ri i Ausilio për sulmin zikaltër. Një tratativë jo e thjeshtë në lidhje me shpenzimet edhe e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me shitjen e Joao Mario. Argjentinasi, aktualisht është në pronësi të PSG por me siguri do të mirëpriste një eksperiencë të re në Itali.

Related posts

PLAS TE NAPOLI/ Zyrtarizohet Bakajoko, por klubi përjashton sulmuesin

Delo.autor

Trajnerët në Seria A/ Zbulohet listpagesa. Allegri mban rekordin, ndërsa Gattuso…

Isa.Autor

NËSE DËSHTON PISTA “DAJA”? Tre kandidatë për të marrë Partizanin për sezonin e ri

Delo.autor

Leave a Comment