Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

EURO 2020/ Reja bën ndryshime në formacion, ndaj Islandës ulet në stolin rezervë…

Edi Reja është shprehur se kalendari i favorizon kuqezinjtë për të vazhduar ëndrrën e kualifikimit në Euro 2020.

Në një deklaratë për mediat, trajneri i Kombëtare shqiptare, tha Mavraj do të ulet në stolin rezervë për duelin kundër Islandës, ndërsa do të zëvendësohet Dërmaku.

Tekniku italian tha se në ndryshim me sfidën ndaj Francës, të martën do të luajnë 5 lojtarë që pritet t’i japin freski ekipit.

“Ta sqarojmë këtë aspekt. Skema 3-5-2 nuk është vetëm mbrojtës, ne mundohemi të mbrojmë duke sulmuar duke mbajtur kundërshtarin larg portës. Unë që kur kam ardhur i kam stërvitur çunat në këtë lloji moduli. Në Islandë djemtë humbën 4 raste, ndaj Moldavisë bëmë mirë dhe fituam. Skuadra më pëlqen të mbrohet duke sulmuar. Me 3-5-2 kemi mundësinë te kemi dy sulmues qendrorë, dy mesfushor qendre e dy që sulmojnë nga krahët.

Pra, më shumë se sa sistemi në vetëve, janë lojtarë që e interpretojnë atë. Me Francën kam kërkuar që të bëjnë presing lart. Raporti sulm, mbrojtje nuk ishte ai që duhej. Hysaj dhe Roshi avancoi pak më shumë duke bërë disa inkursione në krah. Për mua kjo skemë nuk është defesnive. Hysaj me Moldavinë doli në sulm dhe u bë mjaft i rrezikshëm.

“Kemi Roshin me detyra më tepër sulmuese dhe moduli u ndryshua në pjesën e dytë. Rezultati ishte vendosur dhe nuk kishte efikasitetin e duhur. Roshi bëri disa inkursione të bukura në krahë. Ndaj Moldavisë kishim Hysaj ka qenë shumë i rrezikshëm, ku shpërdoroi edhe disa raste.

“Jemi duke bërë vlerësimet tona dhe me formacionin që kemi ne do të ndryshojë 4-5 lojtarë. Mavraj do të zëvendësohet nga Dërmaku. Do t’i jap skuadrës një karakter më sulmues. Do të bëjmë vlerësimet finale për ndryshimet që do të kemi. Me 5 lojtarë të rinj do t’i japim një freski ekipit.

Tekniku italian, tha se kjo ndeshje do të jetë vendimtare për rrugëtimin e kuqezinjve në Europian.

Ndaj Islandës është shumë vendimtare për ëndrrë tonë kualifikimit. Nëse nuk arrijmë të fitojmë, ulen shumë mundësitë. Nëse bëjmë llogaritë paraprake, kemi 3 ndeshje në shtëpi dhe duhet të shfrytëzojmë faktorin fushë.

Related posts

Buffon: Italia duhet ta ftojë Balotellin

Q.Autor

Frikë për Lukaku-n, United barazon dhe humb vendin e dytë

Q.Autor

Nelson Dida inkurajon Brazilin: “Seleçao, skuadra favorite në Rusi 2018”

Sadik.Autor

Leave a Comment