Futboll Sport

“BESOJMË TEK CHAMPIONSI”/ Gatuzo: Të dy kishim faje, por ja situata me Bakajokon

Xhenaro Gatuzo, foli për mikrofonët e “DAZN” pas fitores në fushën e Fiorentinës. Ai u shpreh se ekipi i tij beson ende tek një vend në Champions, si dhe sqaron se me Bakajokon gjithçka është zgjidhur.

NDESHJA – Fiorentina është gjithmonë një ekip që të krijon probleme. Ka lojtarë të shpejtë përpara. Në pjesën e parë na e bënë pak të lehtë, por në të dytën nuk i driblonim dot aq kollaj, dhe rrezikuam. Tani me mendjen te Frosinone.

GARA PËR CHAMPIONS – Deri disa ditë më parë, ishim në Champions. Tani na vjen keq që nuk jemi, por besojmë ende. Nëse do shohim çfarë kemi bërë në kampionat, nuk kemi pse të dorëzohemi.

BAKAJOKO – Unë mund të kem shumë faje dhe pak merita, por kur them se nuk mbaj inate, këtë e them me të vërtetë. Mbaj inat vetëm me ata që nuk respektojnë grupin. Prioritet është Milani. Inatosem kur shoh se nuk ka respekt mes shokëve të ekipit. Jam i lumtur me paraqitjen e tij. Tashmë kemi zgjidhur gjithçka.

Related posts

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Itali-Uells. Rezultati 1-0

Delo.autor

ZYRTARE/ Hysaj rinovon kontratën me Napolin, mësoni pagën e mbrojtësit (FOTO)

Isa.Autor

KOSOVA ENDE PA TRAJNER/ Del në skenë emri i legjendës së Milanit

F.autor

Leave a Comment