Futboll Sport

Ish sulmuesi i Interit “turbullon ujërat” e merkatos në Argjentinë, edhe i vëllai i del kundër

Ish sulmuesi i njohur i Lazios, Interit dhe Fiorentinës, Mauro Zarate ka shkaktuar një rrëmujë të vërtetë, me vendimin për t’u transferuar te Boca Juniors në Argjentinë. Zarate ka luajtur muajt e fundit te Velez, i huazuar nga anglezët e Ëatfordit, të cilët zotërojnë edhe kartonin e tij.

Gjithsesi, pavarësisht se klubet gjetën akordin për transferimin final të Zarates te Velez, sulmuesi vendosi të ndryshojë drejtim, duke arritur një marrëveshje me Boca Juniorsin, për të luajtur tashmë atje.

Ky vendim i tij ka bërë që shumë tifozë të shpërthejnë “zemërimin” e tyre në rrjetet sociale, ku nuk mungojnë as thirrjet për të djegur bluzën e Zarates me numrin 9 të Velezit.

Mes atyre që nuk janë pajtuar me këtë vendim të Mauros, ka qenë edhe vëllai i tij, që e ka quajtur tradhtar Zaraten dhe e ka akuzuar se ka prishur atmosferën në një familje të tërë.

Related posts

ZBULOHET ÇËSHTJA NAINGGOLAN/ Interi e pezullon, ja kush e zëvendëson kundër Napolit

Delo.autor

FAT I KEQ PËRNDJEK “ZIKALTËRIT”/ Spalletti humbet për sfidën ndaj Lazios yllin…

Delo.autor

E frymëzuar nga Inter, skuadra franceze është një hap larg historisë

Q.Autor

Leave a Comment