Futboll Seria A Sport

“MARTESA” VAZHDON/ Ja detajet e rinovimit NDRYSHE të kapitenit me ROMËS

Historia mes Daniele De Rossit dhe Romës vazhdon. Sipas një raporti të “Corriere dello Sport”, rinovimi i kapitenit me klubin verdhekuq është vetëm një formalitet dhe ndoshta do të zyrtarizohet në fillim të vitit të ardhshëm.

Kontrata aktuale e tij do të përfundojë në vitin 2019, por, ashtu siç ishte parashikuar nga De Rossi dhe Monchi verën e kaluar, për rinovimin nuk do të ketë asnjë problem. Mesfushori do ta veshë fanellën e Romës të paktën deri në vitin 2020.

Marrëveshja e re nënkupton pagë më të ulët, në krahasim me 4 milionë eurot që fiton sot, shumë që mund të rritet falë shpërblimeve, që lidhen me aktivizimin e tij në ndeshje. De Rossi është ende një pikë referimi në formacionin e Romës, të paktën deri më tani, pavarësisht nga disa probleme fizike që lidhen me moshën (35 vjeç i mbushi në korrik).

Ai ka luajtur vetëm 20 minuta më pak se e njëjta periudhë e sezonit të kaluar. Edhe blerja e Nzonzi nuk e ka ushtëzuar kapitenin për të qenë pjesë e formacionit bazë të kryeqytetasve. Sidoqoftë, De Rossi nuk është i vetmi rinovim në axhendën e Monchi. Drejtori sportiv ka filluar të merret edhe me rinovimin e mundshëm të boshnjakut Edin Dzeko, kontrata e të cilit skadon në vitin 2020.

Related posts

Anglia SHKATËRRON SPANJËN/ Sterling shënon sërish (VIDEO)

Isa.Autor

RRËFEN NJË EPISOD ME RONALDON/ Ish-sulmuesi i Brazilit zbulon: I mësova se si të godasë topin, sot ai…

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Ronaldo “trullos” keq Rudiger, driblimi i portugezit bëhet virale në rrjet (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment