Futboll La Liga Sport

IVAN RAKTIC: E lë futbollin të hënën vetëm për të fituar Kupën e Botës

Ivan Rakitiç është gati të sakrifikojë me kënaqësi karrierën e tij nëse Kroacia shpallet kampione bote sot. Mesfushori 30- vjeçar vlerëson lidhjen e veçantë që lojtarët kanë me trajnerin Daliç, i cili po bën krenar një vend me 4.5 milionë banorë.

“Unë do ta lija me kënaqësi futbollin të hënën nëse ky do të ishte çmimi që më duhet të paguaj për vendin tim që të fitojë Kroacia. Vetëm shikoni se çfarë po ndodh gjatë muajit të fundit në vendin tonë: gëzim, bashkim, unitet, krenari. Ka një unitet në këtë skuadër të Daliçit. Mendoj se të gjithë ne e meritojmë këtë.

Jo vetëm 23 lojtarët dhe stafi, por edhe populli ynë 4.5 milionësh në shtëpi. Nëse do të kishte një stadium me kaq vende, atëherë do të ishte i gjithi plot”, tha mesfushori i Barçës, i cili ka luajtur 70 ndeshje këtë sezon për klubin dhe kombëtaren. “Unë mendoj se 100 milionë njerëz do të bëjnë tifo për ne. Kam marrë mesazhe nga Argjentina, Spanja, Gjermania, nga të gjitha vendet e botës. Kemi mbërritur në çdo zemër”

Related posts

HAPET NJË “DRITARE” E RE PËR YLLIN/ Londinezët të fiksuar pas Perisic, ja çfarë kërkon Interi në këmbim…

Delo.autor

MOTI I KEQ NË VEND/ FSHF merr vendimin e papritur për ndeshjet e Kategorisë së Parë dhe të Dytë

Delo.autor

NIS PËRGATITJET PËR SEZONIN E RI/ “Demi” Lautaro i dërgon mesazh të fortë Inzaghit, stërvitet me klubin…

Delo.autor

Leave a Comment