Futboll Seria A Sport

Spalletti premton spektakël e paralajmëron rivalët: Ky Inter shkon larg

Sezoni 2028-2019 për Interin ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, me zikaltërit që fituan 3-0 në miqësoren e parë ndaj Luago, rezultat që ka ngrohur trajnerin Luciano Spalletti, që ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e futbollistëve të tij. Edhe pse rivali nuk është shumë inferior. “Lugano është ekip i fortë, që ka lojtarë të mirë e profesionistë dhe që nuk të lënë hapësira. Gjatë lojës pati kontakte të forta fizike, ndaj ky test ishte vërtet i fortë dhe i rëndësishëm. Prisja që të vuanim më shumë, por u treguan të aftë për të kontrolluar lojën”, tha Spalletti.

Të gjithë lojtarët e afruar gjatë merkatos së verës bënë një paraqitje të mirë dhe ky është një sinjal pozitiv për skuadrën zikaltër, që kërkon të thotë fjalën e saj në kampion. “Lautaro luajti dhe realizoi, ka forcë fizike dhe mund të luajë mirë edhe me kurriz nga porta. De Vrik ishte i saktë në mbrojtjen me 4 lojtarë dhe Nainggolan bëri detyrat që i kisha ngarkuar. Pra, një ekip që më pëlqen dhe që besoj se do të tregojë se sa vlen këtë sezon. Paralajmëroj rivalët se nuk do ta kenë të lehtë ndaj nesh”, u shpreh trajneri Spalletti, që beson te lojtarët e tij.

Related posts

HIDHEN NË SULM PËR PËRFOCIME/ Juventus kërkon zëvendësuesin e Pjanic, synon yllin spanjoll…

Delo.autor

Borxhet, UEFA zhyt Tiranën, por klubi i drejtohet CAS-it

Sadik.Autor

“MË MORE LORIKUN, TË URREJ”/ Monika i kthen përgjigje ndjekëses: Shpresoj që jeta jote të…

Delo.autor

Leave a Comment