Futboll Sport

John Terry nuk është më futbollist, i ofrohet një karrierë e re…

John Terry nuk do të luajë më futboll dhe shumë shpejt mund të nisë punën si opinionist televiziv. Ish-legjenda e Chelsea nuk do të vazhdojë më aktivizimin te Aston Villa dhe po mendoj të vazhdojë karrierën si trajner, por këto ditë ka marrë një ofertë të bujshme nga “Sky Sport” për të zëvendësuar Steven Gerrard në televizionin britanik, pasi ky i fundit nisi punën si trajner i Rangers. Qendërmbrojtësi ka kërkuar kohë për t’u menduar.

Terry u largua zyrtarisht nga Aston Villa, në fund të qershorit kur i mbaroi kontrata dhe ka marrë disa oferta për të vazhduar karrierën si futbollist, megjithatë burime pranë tij thonë se ka vendosur të varë këpucët në gozhdë.

Edhe Thierry Henry ka vendosur të largohet nga “Sky Sport”, kësisoj këta të fundit i kanë bërë një super-ofertë Terry për të qenë i pranishëm në panelin ku ndodhen edhe dy ish-mbrojtës të kombëtares angleze, Gary Neville dhe Jamie Carragher.

Related posts

KËRKON HAPIN E MADH NË KARRIERË/ Mbrojtësi i Besës në provë te skuadra e njohur kroate

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Kosova lë pas epokën “Shaland”, Primozh Gliha bën publike listën e dardanëve të grumbulluar

Delo.autor

FORMULA 1/ Mercedes kërcënon Red Bull: Dy tituj ose asnjë, në Abu Dhabi për fitore

Delo.autor

Leave a Comment