Futboll Seria A Sport

I THUR ELOZHE MBROTËSIT TË INTER/ Chiellini: Është lidër si unë

Deklaratat e Kielinit kundër 2 ish-shokëve Mario Balotelit dhe Felipe Melos, së bashku me urrejtjen e shprehur hapur ndaj Interit shkaktuan shumë zhurmë në Italinë fqinje.

kielini

Të shumtë ishin ata që e kritikuan kapitenin e Juventusit për ato fjalë të cilat Xhorxho Kielini i ka përfshirë në librin autobiografik “Unë Xhorxho”.

godin

Mirëpo, mbrojtësi italian ka ruajtur edhe fjalë të mira në librin e tij. Konkretisht, ai ka lavdëruar Diego Godin, për të cilin thotë se është një lider si Kielini dhe se jo rastësisht ndodhet te Interi.

“Më pëlqen t’i studioj kundërshtarët e mi, domethënë sulmuesit por edhe mbrojtësit, përfshirë këtu edhe mbrojtësin uruguajan Godin, që e solli Konte te Interi jo prej rastësisë.

Nëse do më pyesnin se cili lojtar e jeton profesionin dhe ndeshjet si unë, atëherë do i thoja Godin. Është i saktë si unë. Pra, nëse do të duhej të them emrin e një Kielini tjetër, unë do të thoja emrin e tij,” shkruan Kielini për Godin.

Related posts

Barcelona i plotëson kërkesat/ Samuel Umtiti drejt rinovimit

Sadik.Autor

INTER-REAL MADRID/ Kompanitë e basteve shikojnë “Zikaltërit” favoritë, ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

Ndali Partizanin, Pepa kërcënon rivalët dhe ndalet te premiot…

Sadik.Autor

Leave a Comment