Futboll Premier League Sport

Jose Mourinho i shpall “luftë” Barcelonës për yllin e Chelsea

Me Brazilin të eliminuar tashmë nga Kampionati Botëror, Willian është një nga lojtarët më të kërkuar në Evropë. Barcelona është shumë e interesuar për të nënshkruar me 29-vjeçarin, por, sipas “The Sun”, Manchester United mund të avancojë për brazilianin. Ai është bërë qëllimi numër një i trajnierit Jose Mourinho në këtë merkato të verës. Manchester United është i bindur se pasi lojtarët dhe Tite i kanë thënë lamtumirë Kupës së Botës në Rusi, sulmuesi anësor i Chelsea-t është më afër kalimit në “Old Trafford”. Willian bëri një kampionat mjaft të mirë me Brazilin duke qenë titullar i padiskutueshëm në krahun e djathtë të sulmit të “Seleçao”, dhe klubet e tjera të jenë të gatshëm për të nënshkruar me atë. Willian dhe Mourinho tashmë kanë punuar së bashku në Chelsea dhe trajneri është i bindur se braziliani do të forcojë sulmin e tij, duke humbur besimin tek francezi Anthony Martial sezonin e kaluar, i cili pritet të largohet gjatë verës.

Manchester United nuk do ta ketë të lehtë të sigurojë shërbimet e yllit të Brazilit, pasi ai është një prioritet edhe për trajnerin Ernesto Valverde, i cili kërkon të forcojë repartin e sulmit të Barcelonës. Kampionët e Spanjës bënë një ofertë pak ditë më parë, por thuhet se Chelsea e refuzoi pasi ishte shumë poshtë pritshmërive që ata kishin. Willian, tani do të qëndrojë disa ditë pushim, por agjenti i tij do të shqyrtojë ofertat që do të vijnë dhe në fund do të vendosë për të. Në sezonin e kaluar 29-vjeçari grumbulloi 55 ndeshje në të gjitha kompeticionet me fanellën e bluve të Londrës, duke shënuar 13 gola ndërsa kontribuoi edhe me 12 asiste për shokët e skuadrës.

Related posts

Morata shokon Juventusin/ Spanjolli tregon ekipin që do fitoi Champions Leaguen

Isa.Autor

EMIGRUAN NË KËRKIM TË FATIT/ Makthi i ish-sulmuesit të Milanit jashtë ekipit dhe pa rrogë, ja pritja e bujshme

Delo.autor

Bie Vllaznia apo Kamza? Të gjithë me sy e veshë në aksin Korçë-Tiranë

Sadik.Autor

Leave a Comment