Futboll Sport

JOSEF BLATER/ “Në fund, qielli po qante për Kroacinë dhe për VAR-in”

“Një Kupë Bote e shkëlqyer! Komplimente për organizimin dhe veçanërisht Rusisë! Në fund qielli po qante për Kroacinë dhe për vendimin e VAR-it”. Është kjo cicërima në “Twitter” e ish-presidentit të FIFA-s, Jozef Blater, pas finales Francë-Kroaci.

Zvicerani i larguar nga kreu i qeverisë botërore të futbollit mes skandaleve, ishte një i ftuar i presidentit rus, Vladimir Putin, gjatë muajit të turneut.

82-vjeçari ka qenë një nga kundërshtarët e përdorimit të VAR-it në Kupën e Botës me argumentin se teknologjia nuk duhej të eksperimentohej gjatë turneut. “Një ndryshim kaq i rëndësishëm nuk mund të eksperimentohet në Botëror”, përsëriste njeriu që e drejtoi FIFA-n për 17 vite.

Related posts

Pasardhësi i Gavazajt/ Skënderbeu pret mesfushori e talentuar Vlonjat

Isa.Autor

ANALIZA/ Europiani autogola dhe penallti, si u shënuan 142 golat e “Euro 2020”-ës së rekordeve

Delo.autor

I KANË QËNDRUAR BESNIK KLUBIT/ Ja 9 futbollistët që nuk u joshën kurrë nga paratë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment