Futboll Sport

Drejtori i klubit SERB/ Ja pse SHQIPTARËT s’mund të luajnë KURRË për ne, SEPSE…

Gjatë një interviste të zgjeruar për mediat serbe, drejtori i përgjthshëm i Crvena Zvezdës së Beogradit, Zvezdan Terzic, ka deklaruar se nuk do të mund të imagjinonte që ndonjë futbollist shqiptar të luante për skuadrën që përfaqëson aktualisht. “Nuk ka të bëjë me qëndrimin tim personal ndaj futbollistëve shqiptarë. Jam i bindur se ai nuk do të kishte pasur ambient të mirë për stërvitje dhe punë. Crvena Zvezda ishte dhe mbetet klub serb, ndërsa Partizani ishte klub jugosllav. Ne nuk mund t’i ndryshojmë disa rregulla. Personalisht, nuk do të kisha mundur të imagjinoja ndonjë shqiptar të luante për Crvena Zvezdën”, – tha drejtori i përgjithshëm i klubit serb, Terzic.

Kujtojmë se ky klub serb do të ndeshet me Liverpool në fazën e grupit të Ligës së Kampionëve, ku me gjasë do të ketë një futbollist shqiptar të spikatur si kundërshtar, Xherdan Shaqirin. Duke pasur parasysh këtë fakt, por edhe mundësinë hipotetike që shqiptari i kombëtares së Zvicrës të shënojë gol e të festojë me “shqiponjë”, sikurse bëri në Botërorin e Rusisë (bashkë me Granit Xhakën), mediat serbe kanë nisur t’i qasen përditë rivalitetit të ethshëm futbollistik mes serbëve dhe shqiptarëve.

Related posts

PROJEKTI I 12 KLUBEVE/ Super League dhe revolucioni i arbitrave. Do të ndryshojë gjithçka. Tifozët tani…

Delo.autor

SFIDA NDAJ SUEDISË PËR “KATAR 2022″/ Trajenri i “Dardanëve” merr lajmin e keq, humbet një tjetër titullar. Ja emri…

Delo.autor

Wanda-Icardi nuk përmbahen në rrjetet sociale

Sadik.Autor

Leave a Comment