Futboll Seria A Sport

Juventus nuk beson te talenti, e shet për 20 milionë Euro

Kampionët e Italisë duket se nuk janë të bindur nga aftësitë e Rolando Mandragona. 21-vjeçari i blerë nga Xhenoa, luajti vetëm një ndeshje me fanelën bardhezi, për t’u huazuar te Krotone ku luajti 36 ndeshje dhe shënoi dy gola sezonin e fundit.

Por drejtuesit torinez nuk kanë preferuar ta rikthejnë në skuadër, duke e shitur te Udineze. Mediat italiane raportojnë se Mandragona ndodhet në Udine dhe ditët e ardshme do të kryej testet mjekësore te ekipi i ri.

Sipas informacioneve kjo lëvizje do t’i sigurojë kampionëve të Italisë 20 milionë Euro, ndërkohë që Juventus ka ruajtur dhe të drejtën e riblerjes me 24 milionë, kjo në rast se “zonja e vjetër” ndryshon mendje në të ardhmen.

Related posts

E 43-TA E VËRTETA/ “Përbindëshi” Ronaldo: Më duhej ai gol, duhet të fitojmë kundër Milanit

Delo.autor

SFIDA NDAJ CHELSEA-T PËR CHAMPIONS/ Allegri: Të lumtur për fitoren e parë në shtëpi dhe tani po…

Delo.autor

KUSHTON 100 MILIONË EURO/ Juventusi “fut në rreth” një kampion bote

F.autor

Leave a Comment