Futboll Premier League Sport

KA FESTË NË TORINO/ Pogba-Juventus: Vjen përgjigja përfundimtare e Mourinhos

Emri vazhdon të qarkullojë, si gjithmonë. Sikur të mos mjaftonte Cristiano Ronaldo. Paul Pogba është gjithnjë i afërt me Juventusin, tundim që Marotta dhe Paratici e kanë pasur gjatë këtyre muajve të merkatos: Ardhja Paul në Torino do të ishte një sfidë intriguese, vetë Marotta nuk e ka fshehur kurrë admirimin për një lojtar si Pogba, që Juventus fillimisht bleu me parametra zero dhe pastaj e shiti te i njëjti klub për më shumë se 100 milionë euro.

Kjo është arsyeja pse Mino Raiola është tunduar vazhdimisht nga interesimi i Juventus. Prandaj emri që ka dalë sërish në skenë, por lajmet që filtrojnë nga Mançester përbëjnë një sinjal të fortë dhe të qartë. Pogba konsiderohet i paprekshëm nga José Mourinho: Special One në fakt është kujdesur që ta dërgojë këtë mesazh tek drejtuesit e tij, mesazh që i është dërguar edhe Juventusit apo edhe ndonjë klubi tjetër që ka shprehur interes për të siguruar shërbimet e francezit.

I rigjeneruar nga Kampionati Botëror dhe pasi ka rritur cilësinë në muajt e fundit te Manchester, Pogba për Mourinhon është një nga tre titullarët e mesfushës sëbashku me Matic dhe blerjen e re Fred. Mesfusha nuk do të ndryshohet, gjithashtu sepse merkato në Premier mbyllet në pak më shumë se 20 ditë dhe United nuk parashikon ndonjë ndryshim. Pogba nuk preket, ky është mesazhi i Djajve të Kuq. Dhe Juventusi duket e qetë, e kujdesshme, në pritje. A mund të ndryshojë skenari? Merkato e ka treguar: asgjë nuk është e pamundur.

Related posts

Trajneri i Stoke City: Xherdan Shaqiri është lojtar fantastik, mund ta shpëtojë ekipin nga rënia

Q.Autor

FUNDOSET “LOS BLANCOS”/ CSKA Moscow shkruan historinë në “Bernabeu”, por Plzen…

Isa.Autor

Formacionet zyrtare: Wigan – City

Q.Autor

Leave a Comment