Futboll Seria A Sport

KA FESTË TEK INTERI/ Spalletti përgatit lëvizjen e bujshme të merkatos së verës

Sulmuesi i krahut te Argjentina, Angel Di Maria, mund të jetë viktima e parë e trajnerit të ri të PSG Thomas Tuchel, i cili do të zëvendësojë Unai Emery. Te Paris Saint Germain thonë se 30-vjeçari Angel Di Maria është shumë i rëndësishëm për skuadrën, por Tuchel ka vendosur që ta zëvendësojë atë me sulmuesin portugez Goncalo Guedes, i cili ishte në huazim te Valencia sezonin e shkuar.

Guedes duket se do të ketë të ardhme të shkëlqyer pasi ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 11 asiste në 40 ndeshje që ka zhvilluar në La Liga. Angel Di Maria u transferua në Paris pas një sezoni jo të lumtur te Manchester United tre vite më parë. Por, koha e tij në Francë mund të përfundojë më herët nga çfarë është menduar, duke parë edhe se Inter nga Serie A është interesuar për të marrë shërbimet e lojtarit të Ligue 1 për 35 milion euro.

Atletico Madrid gjithashtu është në pritje të zhvillimeve për Angel Di Maria, pasi bashkëkombësi i tij Diego Simeone gjithashtu është i interesuar për firmën e tij. Kalimi i sulmuesit me përvojë në Serie A do të ishte një goditje e madhe e zikaltërve, duke parë që Luciano Spalletti po sheh që të rivalizojë për titull me Juventus-in. Ata gjithashtu janë të interesuar edhe për sulmuesin e krahut të Bordeaux, Malcom. Braziliani mund të jetë rrugës për në San Siro në formë huazimi për 10 milion euro, me opsionin e blerjes për sezonin e ardhshëm të merkatos për 30 milion euro.

Related posts

ARSENALI I PAMPOSHTUR/ Lukas Torreira i ka siguruar fitoren “Topçinjve” me një roveshat…

Isa.Autor

ISLANDA, “TRENI I FUNDIT” PËR NË “EURO 2020″/ Ndryshimet e kombëtares sonte në ‘Elbasan Arena’ (FORMACIONI)

Delo.autor

ITALI-ZVICËR/ Xhaka dhe Shaqiri nga minuta e parë, Mancini nuk ndryshon (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment