Futboll Sport

Kalimi i Francës në finale vendos një rekord unik për Bayern Munich

Kualifikimi i Francës për në finalen e Kupës së Botës “Rusi 2018”, ku do të ndeshet me Kroacinë për trofeun e artë, vendos një trend të jashtëzakonshëm për skuadrën gjermane të Bayern Munich. Tashmë ekipi kampion në fuqi i Bundesliga, numëron një rekord unik, pasi ka të paktën një futbollist të angazhuar në çdo finale të kompeticionit të Kupës së Botës që nga viti i largët i 1982. Më i fundit mes tyre do të jetë pikërisht mesfushori francez, Corentin Tolisso, i aktivizuar me “Gjelat” në minutën e 86’ në gjysmëfinalen e fituar ndaj Belgjikës.

Katër vite më parë, në Brazil, Bayern numëronte plot 7 futbollistë në finalen kur Gjermania mundi Argjentinën, për të fituar Kupën e Botës. Në vitin 2010 në Afrikën e Jugut, Arjen Robben dhe Marc van Bommel aktivizoheshin si titullarë për Holandën në disfatën ndaj Spanjës, ndërsa Edson Braafheid u aktivizua si zëvendësues.Willy Sagnol ishte përfaqësuesi i vetëm i Bayern Munich në Botërorin e vitit 2006, kur Franca u mund me penallti nga Italia.

Në Botërorin e vitit 2002, përfaqësimi i bavarezëve ishte shumë më i fuqishëm, duke marrë shkas nga prezenca e Gjermanisë në finale. Oliver Kahn, Thomas Linke dhe Jens Jeremies luajtën për Gjermaninë që u mund nga Brazili, pas dy golave të shënuar nga Ronaldo. Bixente Lizarazu kishte mposhtur fatin kundër Brazili katër vite më parë, duke luajtur për francën që fitoi 3-0 në finalen ndaj Brazilit në Kupën e Botës “France 98”. Jorginho i Brazil ishte përfaqësuesi i vetëm i Bayern në finalen e Kupës së Botës në “USA 94”, kur Brazili fitoi ndaj Italisë me rezultatin 3-2 pas ekzekutimit të penalltive, në vijim të një ndeshje të mbyllur me rrjeta të paprekura.

Bayern kishte tre futbollistë në Kupën e Botës “Italia 90”; Klaus Augenthaler dhe Jurgen Kohler ndërsa Stefan Reuter u aktivizua si zëvendësues për Gjermaninë Perëndimore, që mundi Argjentinën me rezultatin 1-0. Gjermania Perëndimore kishte dështuar katër vite më parë në duelin ndaj Argjentinës, kur u mundën 3-2, por dyshja e Bayern, Lothar Matthaus dhe Eder ishin titullarë, ndërsa Dieter Hoeneß u aktivizua si zëvendësues. Një fabul e ngjashme ishte edhe ajo e vitit 1982, kur Paul Breitner, Wolfgang Dremmler dhe Karl-Heinz Rummenigge nisën trendin e jashtëzakonshëm për Bayern, kur Gjermania Perëndimore u mund 3-1 nga Italia.

Related posts

Neymar do të shkojë tek United, Mourinho i jep 3 garanci

Sadik.Autor

EUROPA LEAGUE/ Molde surprizon “Topçinjtë” me një SUPER GOL nga Ellingsen (VIDEO)

Delo.autor

INTERI humbje në ndeshjen e parë/ NAINGOLAN e ka mendjen tek FEMRAT SEKSI (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment