Futboll Premier League Sport

Kalimi i Rui Patricios në Angli bëhet çështje, ekipi anglez mund ta pësojë keq!

Wolverhampton Wanderers në telashe serioze. Skuadra e sapongjitur në Premier League ka firmosur pak javë më parë me portierin e kombëtares portugeze Rui Patricio, i cili është larguar nga Sportingu i Lisbonës pa aprovimin e klubit portugez. Për shkak të sulmeve që u bënë tifozëve disa prej lojtarëve kryesorë të klubit portugez në qëndrën stërvitore në fund të sezonit të kaluar shumë futbollistë kanë vepruar me kokën e tyre duke dalë të lirë në treg.

I pari që e bëri këtë ishte pikërisht Rui Patricio, por në këtë çështje duhet të ndërhyjë FIFA që nuk e ka thënë ende fjalën e saj pasi të gjithë këta futbollistë janë nën kontratë me Sportingun. Pikërisht transferimi i portierit të përfaqësues luzitane mund t’i kushtojë rëndë Wolves-it, pasi drejtuesit e Sportingut e kanë çuar çështjen në FIFA duke i kërkuar një dëmshpërblim prej 54, 7 milionë euro klubit anglez dhe një pezullim 6 mujor nga të gjitha aktivitetet për futbollistin.

Një situatë e ngjashme mund të ndodhë edhe me klubet që interesohen për dy yjet e tjerë të bardhejeshilëve nga Lisbona William Carvalho dhe Gelson Martins nëse nuk hynë në bisedime për të blerë kartonin e tyre nga Sportingu i Lisbonës.

Related posts

KUPA E BOTËS/ Polonia shënon golin e parë ndaj Senegalit

Sadik.Autor

Mbrojtësi i Barcelonës i “shkel syrin” Juventusit

Sadik.Autor

PO SHKËLQEN/ Nëntë klube PRESTIGJOZE duan transferimin e VINICIUS nga REALI

Isa.Autor

Leave a Comment