Futboll Ligue 1 Sport

U TRANSFERUA ME BUJË/ Dëmtim tjetër për Sergio Ramos, humb Superkupën. Shtohet ankthi te PSG

Vjen buletini i parë mjekësor i PSG për qendërmbrojtësin veteran spanjoll. Bashkë me të vjen edhe ndalesa e parë e Sergio Ramos me klubin e ri, ku u transferua këtë verë. Mbrojtësi pësoi një dëmtim në këmbën e majtë dhe do të duhet të qëndrojë i palëvizshëm për një javë, për t’u rikuperuar nga problemi i muskujve.

Me një fjalë, sikurse edhe pritej pa këtë lëndim të ri, nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e Superkupës kundër Lille. Njëkohësisht, shtohet ankthi te parizienët, sepse me të tilla dëmtime 36-vjeçari kaloi pothuajse gjysmën e fundit të sezonit të shkuar, duke mos luajtur thuajse fare.

Lëndimet muskulore e mbajtën ish-kapitenin e Real Madridit edhe jashtë kombëtares spanjolle për “Euro 2020”. Një blerje e bujshme e Al Khelaifi, por me muskuj kristali në këtë moshë, sikurse po e konfirmojnë ndalesat e shumta.

Related posts

Perisic zbulon arsyen e rilindjes së Interit dhe kërcënon Milan-in

Sadik.Autor

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Ishte lider i Milanit këtë sezon, PSG gati 40 milionë euro për të!

Delo.autor

Di Maria nuk ndalet shënon super gol ndaj Monacos (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment