Boks Sport

Kampionët shqiptarë protestojnë për vendlindjen, akt i lartë qytetarie nga vëllezërit KETA

Kampionët e Kick-Box Ismail dhe Gjetan Keta i janë bashkuar ditën e djeshme protestës së banorëve të Bulqizës për mbrojtjen e pyjeve të zonës nga prerjet e paligjshme.

Dy vëllezërit kanë vendosur kështu të mbështesin qytetarët e qytetit të tyre të lindjes në betejën e nisur së fundmi prej tyre për të kundërshtuar një vendim që i jep pyjet e zonës përreth në shfrytëzim për një kompani private. Vëllezërit Keta i janë drejtuar dhe me një mesazh publik të gjithëve në lidhje me këtë çështje.

“Nuk jam Ismail Keta në këtë rast, jam protestues, ashtu si gjithë bulqizakët, për të drejtën e vendlindjes sime, siç duhet të jetë çdo qytetar i ndershëm dhe shqiptar i vërtetë. Është kënaqësi të ngrihen fabrika dhe të krijohen mundësi për punëtorë në vendlindjen time, por jo të shkatërrohen pyjet për interesa private. Respekt për bashkëfshatarët e mi që treguan qytetari, durim, por dhe këmbëngulje, duke treguar që pronën, shpresën e fëmijëve tanë, nuk mund ta shkatërrojnë bandat”, u shpreh Ismail Keta.

Related posts

NUMRA FENOMENALË/ Pas ndalesës prej COVID-19, Dybala i vërtetë është rikthyer

Delo.autor

FESTOHET 120-VJETORI I KLUBIT/ Njihuni me koreografinë fantastike të tifozëve të Milanit (FOTO)

Delo.autor

KUPA E BOTËS/ Argjentina barazon shifrat ndaj Francës. Di Maria shënon super gol

Sadik.Autor

Leave a Comment