Futboll Sport

Kane, anglezi i dytë që fiton Këpucën e Artë në Botëror

Anglia mund të jetë ende duke ndjerë keqardhja për faktin që nuk arriti deri në finalen e Kupës së Botës, por kapiteni Harry Kane ka ende diçka për të festuar, pasi u shpall zyrtarisht si golashënuesi më i mirë i turneut, duke fituar Këpucën e Artë. Numri 9 bëhet kështu vetëm anglezi i dytë që merr këtë trofe, pas Gary Lineker, i cili realizoi gjithashtu 6 gola në Botërorin e vitit 1986 ku Anglia u eliminua në çerekfinale.

Sulmuesi i Tottenham që së fundmi është përfolur për një kalim të mundshëm te Real Madrid, realizoi 6 golat e tij në 6 takime, duke u futur kështu në një klub shënuesish elitarë me emra të mëdhenj të futbollit si Ronaldo, Miroslav Klose, Mario Kempes, Eusebio, Gerd Muller, Just Fontaine, Thomas Muller dhe Davor Suker.

Renditja përfundimtare e golashënuesve në Kupën e Botës 2018

6 gola – Harry Kane (Angli)

4 gola – Antoine Griezmann (Francë), Kylian Mbappe (Francë), Romelu Lukaku (Belgjikë), Cristiano Ronaldo (Portugali), Denis Cheryshev (Rusi)

3 gola – Ivan Perisic (Kroaci), Mario Mandzukic (Kroaci), Artem Dzyuba (Rusi), Eden Hazard (Belgjikë), Yerry Mina (Klumbi), Diego Costa (Spanjë), Edinson Cavani (Uruguai)

Golashënuesit më të mirë në Botërorët e fundit

2014 – James Rodriguez (Kolumbi, 6 gola)

2010 – Thomas Muller (Gjermani, 5 gola)

2006 – Miroslav Klose (Gjermani, 5 gola)

2002 – Ronaldo (Brazil, 8 gola)

1998 – Davor Suker (Kroaci, 6 gola)

1994 – Oleg Salenko (Rusia, 6 gola), Hristo Stoichkov (Bullgari, 6 gola)

1990 – Salvatore Schillaci (Itali, 6 gola)

1986 – Gary Lineker (Anglia, 6 gola)

Çmimet e tjerë – Thibaut Courtois u shpall portieri më i mirë i turneut, ndërsa Luka Modric lojtari më i mirë, duke lënë pas Eden Hazard dhe Antoine Griezmann. Kylian Mbappe u shpall lojtari i ri më i mirë, ndërsa Spanja mori trofeun e Fair Play-t, si skuadra me më pak kartona të verdhë.

Related posts

PROJEKTI EMERY/Arsenali zyrtarizon blerjen e 4-t të merkatos (VIDEO)

Isa.Autor

KORRUPSION dhe MASHTRIME/ Ja kush janë zyrtarët e lartë sportiv që kanë abuzuar detyrën

Isa.Autor

Finalet e mbijetesës, zbulohen formacionet zyrtare në Shkodër dhe Durrës

Sadik.Autor

Leave a Comment