Futboll Seria A Sport

10 GOLA MË TEPËR DHE ASNJË HUMBJE/ Statistikat i japin Milanit…titullin

Historia i përket Suedisë. Vetëm një futbollist në historinë e Milanit ka mundur të shënojë më tepër në 7 javët e para të kampionatit dhe ia ka dalë dy herë mbanë. Gunar Nordalh në vitet ‘50 prekte kuotën e 9 realizimeve në 630 minutat e para sezonale, teksa 39- vjeçari ka mundur vetëm të ndikojë në 9 gola duke shënuar tetë e dhënë një asist vendimtar. Sikur të mos mjaftonin këto shifra, vetëm në dy ndeshjet e fundit Ibra i ka dhënë katër pikë skuadrës duke rezultuar vendimtar në momentet më delikate. Askush nuk ka bërë më mirë se sulmuesi në Serinë A, teksa nëse duhet patjetër t’i gjendet një defekt, është ai i penalltive. Nga tetë të goditura sivjet ai ka transformuar 4, ndërsa në sezonin aktual ka ekzekutuar pesë, nga të cilat dy kanë përfunduar në rrjetë.

REZISTENCË – Është Milani i Ibrës, por edhe i Stefano Piolit. Dora e trajnerit dallohet qartësisht dhe jo vetëm sepse skuadra mban vendin e parë në renditje. Kërcitjet e dy ndeshjeve të fundit nuk janë një sinjal brishtësie, përkundrazi. Kuqezinjtë kanë një moshë shumë të re dhe seria pozitive e arritur mund t’i kishte goditur rëndë psikologjikisht, por pas humbjes me Lilën lojtarët treguan se dinë të rezistojnë. Të dielën vërtet dështuan në një përpjekje arratie, por t’i rikuperosh dy gola Veronës nuk është diçka që mund të bëhet thjesht, aq më tepër që ekipi i Juriçit ka edhe mbrojtjen më të mirë të kampionatit. Statistikat flasin për një ndeshje ku kuqezinjtë goditën portën mesatarisht një herë çdo 4 minuta dhe mbajtën topin për 66 për qind të kohës. Tashmë duket se receta për “Djallin” është e qartë dhe siç e konfirmon shpesh Paolo Maldini: “Askush nuk pret titullin, por ëndrrat s’na i ndalin dot”. Mesazh i qartë i drejtuesit që nga “banda” e Piolit pret vetëm një kualifikim në Ligën e Kampioneve pasi “Milani nuk është për titull”.

SHIFRAT E SHPRESËS – Mbase Ibra me shokë nuk janë për titull, por ndërkohë, së bashku me Atletikon e Madridit, janë të vetmit në Europë që nuk e kanë provuar ende shijen e humbjes në kampionatet përkatëse. Për herë të parë që nga maji i 2004-ës, Milani qëndron i pamposhtur prej 19 sfidash, teksa gjen rrugën e golit prej 27 ndeshjesh radhazi. Në historinë kuqezi vetëm një herë ekipi ka ecur më mirë dhe bëhet fjalë për serinë e 29 sfidave nga 1972 deri në 1973-shin. Te kryesuesit, në fakt, nuk po shkëlqen vetëm Ibra. Një tjetër vendimtar është Donaruma, teksa i tillë ka qenë edhe Çalhanoglu deri pak ndeshje më parë. Rënia e turkut ngjason me atë të Teo Hernandezit, por gjithsesi, zgjedhja për t’i besuar Piolit e jo revolucionit të Rangnikut duket se po jep fryte. Tetë pikë më shumë dhe 10 gola më tepër se në vit më parë e sidomos të rinjtë që po rriten, përbëjnë sinjale për klubin që të besojë te titulli, por aftësia më e madhe e kësaj skuadre është elasticiteti. Në këtë aspekt pak skuadra e kanë luksin e kuqezinjtë dhe e kaluara tashmë është tokë e huaj. E kanë kuptuar edhe tifozët. Kjo është vlera vërtet e shtuar e Milanit.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Oferta 4 milionë euroshe dhe Premier League frikësojnë Milan-in për mesfushorin…

Delo.autor

“VUAJTI SHUMË PARA VDEKJES”/ Dalin rezultatet e autopsisë së Maradonës: Nuk përdorte drogë dhe alkool

Delo.autor

FITON TITULLIN E 7-TË RADHAZI/ Bayern Munich shpallet kampion në Bundesliga

Delo.autor

Leave a Comment