Futboll Sport

Kane? Southgate? Tekniku i famshëm italian “dekoron” vetëm një “hero” të Anglisë

Ndryshe nga paraqitjet zhëgnjyese në kompeticionet e kaluara Anglia ka dhënë sinjale të qarta se nuk është më një ekip i rëndomtë që parashikohen lehtë rezultatet e tij. Shumë kanë tentuar të quajnë heronjë futbollistët anglezë: disa duke ngritur në qiell sulmuesin Kane, disa të tjerë trajnerin Southgate. Por tekniku i njohur italian Capello ka mendime të tjera për transformimin 180 gradë të “Tre Luanëve”.

Ish-trajneri i Anglisë në vitet 2008-2012 i ka dhënë meritat portierit të Evertonit Jordan Pickford duke e vlerësuar për pozicionimin dhe reflekset.

“Southgate ka kuptuar se me dy qendërmbrojtësa në fushë ai do të kthehej në shtëpi, kështu që me tre ai ka gjetur më në fund një portier që mund të bëjë pritje”, deklaron ish-tekniku legjendar i Milanit, Romës dhe Juventusit.

Capello beson se anglezët do të hapin një kapitull të ri me titullin e kampionit botëror.

Related posts

TRAJNERI I ROMËS “NË FIJE TË PERIT”/ Reali dhe Interi vendosin fatin e Di Francescos

Isa.Autor

SERIE A/ Surpriza, Buffon tërhiqet nga Juvja, por jo nga futbolli…

Sadik.Autor

PLAS NË PREMIER/ Sherr dhe kapje fyti në ndeshjen e Arsenal-Burnley, mesfushori Xhaka e pëson keq (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment