Futboll Sport

FRANCË-BELGJIKË/ Gjysmëfinalja e Botërorit vlen 1.7 miliardë euro

Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Botës së Rusisë, që do të luhet sonte, në orën 20:00, në “Saint Petersburg Stadium”, mes Belgjikës dhe Francës, do të jetë skena e një përplasjeje midis disa prej vlerave më të mëdha të tregut të futbollit të kontinentit. Vetëm 6 yje nga radhët e të dyja kombëtareve peshojnë më shumë se 1 miliard euro.

Dhe nëse flasim për yje, ato kanë edhe emra, teksa pritet të shenjojnë këtë gjysmëfinale. Me “les blues”: Kylian Mbappé, Antoine Griezmann dhe Paul Pogba. Në anën tjetër, atë belge: Eden Hazard, Romelu Lukaku dhe Kevin De Bruyne.

Sulmuesi 19-vjeçar i PSG-së, që shkëlqeu kundër Argjentinës (4-3), e ka justifikuar paraprakisht vlerën e tij shumë të madhe. Por, a mund të flasim sot për vlerën? I blerë për 180 milionë euro te Monako, verën e vitit të kaluar, “KMB” është sot një nga yjet e këtij Botërori, që mund të shitet edhe më shumë.

Real Madridi, sipas mediave franceze, është gati të japë dyfishin, vetëm që ta marrë në “Bernabeu”, aq më tepër tani, për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon, që duket se po transferohet te “Zonja e Vjetër” në Itali. Dy klube mund të përafrohen me çmimin e talentit të parizienëve: Manchester City dhe Real Madrid.

Ofertat për të mund të fluturojnë në përmasa të konsiderueshme… Sikurse konfirmohet edhe në info-grafikun e mëposhtëm, të publikuar sot nga prestigjiozja franceze “L’Equipe”, dy formacionet titullare të dy skuadrave, që do të zbresin sonte në fushë, kanë një çmim në total për 1.7 miliardë euro.

Related posts

NORWICH-ARSENAL/ Pukki ndëshkon “Topçinjtë”, por VAR i fal dy penallti Aubameyang (VIDEO)

Delo.autor

INTERVISTA/ Rey Manaj “thërret” sërish Barcelonën: Më shih kundër njërit prej ekipeve më të mira në botë, Spanjës!

F.autor

LIVE/ Starton sfida Inter-Lazio

Delo.autor

Leave a Comment