Futboll Futboll Seria A Sport

TRAJNERI I ROMËS “NË FIJE TË PERIT”/ Reali dhe Interi vendosin fatin e Di Francescos

Eusebio Di Francesco “në fije të perit”. Trajneri i Romës është vënë në qendër të kritikave pas humbjes 1-0 në Friuli me Udinesen, madje e ardhmja e tij te verdhekuqtë do të vendoset gjatë kësaj jave pas dy ndeshjeve shumë të rëndësishme, me Realin e Madridit në Champions dhe me Interin në Serinë A.

Dei Francesco as që e mendon të japë dorëheqjen, ai beson se po jep maksimumin për ta vendosur në shina skuadrën, që iu besua në verë pasi arriti të mrekulli të vogël: vendin e tretë, që i siguronte pjesëmarrjen në grupet e Championsit (kujtojmë se eliminoi Barcelonën sezonin e kaluar dhe arriti deri në gjysmëfinale të kompeticionit).

Nuk është faji i tij që Romës nuk i kanë mbetur lojtarë me personalitet, që të mund të zgjidhin ndeshjen. Është skuadra që e godet më shumë portën, por lojtarët nuk dinë ta çojnë topin në rrjetë.

Shoqëria verdhekuqe po mendon zgjidhjen emergjente në rast se situata precipiton. Di Francesco ka vetëm një përgjegjësi: nuk është shprehur kurrë hapur që me fushatën e blerjeje që është bërë, duhet të niste gjithçka nga fillimi.

Janë shpenzuar para për Pastoren, për të cilin njiheshin prej vitesh problemet muskulore, për Nzonzi, që mund të jetë në mbështetje të De Rossit, jo alternativë e tij, dhe për Kluivert, një i ri me shumë talent, por edhe mendjemadh (e papranueshme sjellja e tij pas zëvendësimit në Udine), ende në formim e sipër për të luajtur në nivelet më të lartë.

Për të gjitha këto duhet të paguajë De Francesco, sigurisht nëse dështon në dy takimet e radhës. Reali i Madridit dhe Interi, dy ndeshje që do të vendosin drejtimin që do të marrë trajneri verdhekuq.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Takimi federatë-qeveri, ja dy opsionet për rinisjen e kampionatit italian

Delo.autor

ËSHTË “TERMINATORI” I FUTBOLLIT/ “Pleshti” ka shënuar gola në çdo fazë Championsit, ja raundi më produktiv

Delo.autor

E BUJSHME/ Kontratë të përjetshme, Mançester Siti josh Leo Mesin

Delo.autor

Leave a Comment