Futboll La Liga Sport

KAOS TEK SPANJA/ Madrilenët dhe katalanasit hedhin akuza njëri-tjetrit pas eleminimit

Pas eliminimit nga Kupa e Botës, në Spanjë kanë filluar të drejtojnë edhe gishtin ndaj fajtorëve. Janë pikërisht tifozët e kryeqytetit nga Madridi, që duan “kokën” e Zherard Pikes, për atë prekje me dorë që solli barazimin për Rusinë, si dhe kreun e federatës spanjolle, Luis Rubiales.

Ka edhe nga ata që fajësojnë presidentin e federatës, për shkarkimin e Julen Lopeteguit vetëm një ditë para nisjes së Botërorit, të cilin e cilësonin si lider të skuadrës. Shumica thonë se edhe zëvendësuesi i tij, Hierro, nuk ishte i duhuri për atë post.

Ndërkohë, nga ana tjetër janë katalanasit, me gazetën “La Vanguardia” e cila nënvizon se “Çfarë nis keq, edhe do të përfundojë keq”, duke hedhur thumba për Realin e Madridit, që zyrtarizoi Lopeteguin si trajner vetëm pak para nisjes së Botërorit, gjë që solli edhe ndërrimin e trajnerit.

Më e ashpër gazeta e qytetit të Valencias, “Super Deporte”, e cila në faqe të parë vendos një foto presidentit të Realit, Florentino Perez, me titullin: “Je i kënaqur tani?”

Related posts

SARRI I MORI PUNËN TEK CHELSEA/ Antonio Conte hakmerret duke i zënë vendin në Serinë A tek…

Delo.autor

MARASH KUMBULLA NË TELASHE/ Gjykata Sportive dënon mbrojtësin e Kombëtares shqiptare. Ja arsyeja…

Delo.autor

LIVE| Luftëtari-Skënderbeu, Mbyllet pjesa e parë. Skuadra e Shehit “flirton” 2 herë me golin

Delo.autor

Leave a Comment