Cudirat e Boterorit Futboll La Liga Sport

TRONDITËSE/ Tifozi i Lionel Messit VRET veten pas eliminimit të Argjentinës

Dashuria për një futbollist, ndonjëherë shndërrohet në marrëzi. Një 20-vjeçar, tifoz i flaktë i Lionel Messit dhe kombëtares së Argjentinës, ka bërë vetëvrasje në Bengalin Perëndimor, pas humbjes së “Albicelestes”, nga Franca në 1/8 e finales me rezultat 4-3.

I riu, i njohur si Monotosh Halder, pas humbjes së Argjentinës të shtunën në mbrëmje, ishte mbyllur në dhomën e tij nga e cila nuk doli më,

Të dielën në mëngjes, pas shumë tentimeve, prindërit e tij nuk mundën ta hapnin derën dhe telefonuan policinë. Pas ardhjes së tyre në vendin e ngjarjes, u gjet trupi i pajetë i Hadler, i cili kishte varur veten.

“Djali im nuk ka pasur ndonjë sëmundje. Ai ka qenë tifoz i Argjentinës dhe që nga fillimi i Botërorit është ngujuar para televizorit, duke shikuar ndeshjet. Pas humbjes së Argjentinës nga Franca ai ishte shumë i mërzitur. Por ne kurrë nuk e mendonim se do të bënte një gjë të tillë”,-ka thënë babai i tifozit të ndjerë, Mongol Halder.

Ndërkohë në raportin e policisë thuhet:

“Jemi duke hetuar rastin. Duket se Monotosh Halder, ka kryer vetëvrasje pas humbjes së Argjentinës në Kupën e Botës”.

Related posts

DUAN SUPERLIGËN/ Një kompleks modern për qytetin e Ballshit, mallakastriotët në festë (FOTO)

Isa.Autor

DJE QEROS, SOT ME BALLUKE/ Shikoni çfarë ndryshimi u bën shkenca vipave të futbollit (FOTO)

Delo.autor

I fashuar dhe u shpall lojtari i ndeshjes/ SHTUBINA flet për titullin kampion: Nuk duhet ta…

Isa.Autor

Leave a Comment