Futboll Sport

Kapiteni i Anglisë më i mirë në 28 vjet, 6 gjëra që nuk i dini për Harry Keane

Harry Keane po kalon një nga pikat më kulmore në karrierën e tij si futbollist, duke arritur në gjysmë-finalet e Botërorit me Anglinë, hera e parë kjo për “tre luanët” pas 28 vjetësh.

Kapiteni i Anglisë është aktualisht edhe golashënuesi më i mirë i Botërorit me 6 gola, dhe mund të bëhet dhe lojtari i parë anglez që shënon më shumë se 6 herë me kombëtaren në një kupë bote, duke tejkaluar rekordin aktual që tashmë e ndan me Garry Lineker.

Por ka dhe disa gjëra që pak veta i dinë për sulmuesin e Tottenham, të cilat po i përmendim më poshtë:

1- Harry Keane ka ndjekur të njëjtën shkollë ku ka studiuar dhe David Beckham.

2- Ai është refuzuar në fillimet e tij nga Arsenali pasi ishte mbipeshë.

3- Filmi i tij i preferuar është “Laë Abiding Citizen” një film që flet për hakmarrjen e një prindi për humbjen e familjes së tij.

4- Përpara ndeshjes së sotme ai kishte 6 gola të realizuar në 6 goditje në kuadrat, pra një saktësi 100% përpara portës në 4 ndeshje.

5- Keane ka dy shtëpi, një ku jeton me familjen dhe një tjetër pranë qendrës stërvitore të Tottenham, ku qendron gjatë fundjavës në mënyrë që të stërvitet më shumë edhe pas seancave stërvitore me skuadrën.

6- I pëlqen futbolli amerikan.

Related posts

Guardado: Po pregatisim “helmin” për Neymar: “FIFA dhe arbitrat ta ndalin!”

Isa.Autor

MERKATO E VERËS/ Nga Tirana te Partizani, Kukësi dhe Vllaznia. Ja të gjitha lëvizjet e kryera deri tani në Kategorinë Superiore

F.autor

Nis pjesa e dytë, Shqipëria e Panucci-t tenton përmbysjen

Sadik.Autor

Leave a Comment