Futboll Premier League Sport

Argjentina i ofron një mal me para Guardiolës për të lënë Manchester Cityn

AFA kërkon që Pep Guardiola të zëvendësojë Jorge Sampaoli-n tek Argjentina dhe është gati t’i paguajë 12 mln euro në vit deri më 2022, sipas AS. Gjysma e rrogës së tij do të paguej nga AFA dhe gjysma tjetër nga Torneos, që ka të drejtat televizive të ekipit kombëtar deri më 2030.

Komplikimi i madh është fakti se katalanasi sapo ka rinovuar kontratën te Manchester City deri më 2021 dhe mesa duket nuk ka ndërmend të largohet.

Gjithsesi, AS pretendon se Guardiola i ka thënë Sergio Aguero-s në telefon se do të kishte shumë dëshirë të trajnonte Argjentinën, megjithëse ka theksuar se do të kishte më shumë kuptim nëse atë punë do ta bënte një argjentinas.

Për më tepër, Guardiola ka një marrëdhënie të mirë me Lionel Messi-n që nga koha kur ishin së bashku te Barcelona.

Për momentin, ideja e largimit të spanjollit nga Etihad duket shumë e paarritshme, por ai njihet për interesin që ka drejt kombëtares argjentinase.

Related posts

MERKATOJA E BUJSHME/ Real Madridi gati të ofrojë 90 milionë euro për yllin e Juventusit

Delo.autor

PARTIZANI SHIKON BRENDA SUPERIORES/ Të kuqtë interesohen për 3 lojtarët e Apolonisë

Delo.autor

Kukësi me Reginaldon/ Kërkohet “hakmarrja” ndaj Torpedos për “sorollatjet”

Isa.Autor

Leave a Comment