Futboll Premier League Sport

Klopp: Guardiola ishte pak i zemëruar, sepse e urren humbjen, si unë…

Jurgen Klopp këmbënguli se Mohamed Salah nuk ka probleme me shpatullën, teksa e vlerësoi yllin e Liverpool pas kthimit të tij me gol ndaj Manchester City. Salah e bëri rikthimin në fitoren e fundit të së mërkurës, 2-1 ndaj Manchester City, në “International Champions Cup”, në New Jersey.

Ndërkombëtari i Egjiptit u pengua nga një dëmtim i shpatullës, që e pësoi në humbjen e finales së Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, në maj. Sidoqoftë, Salah, fituesi i radhës i “Këpucës së Artë” dhe “Lojtarit të Vitit” në Premier League, nuk tregoi shenja shqetësimi, pasi shënoi brenda një minute nga futja e tij në fushë.

Salah erdhi nga stoli dhe “anuloi” golin hapës të rezultatit nga Leroy Sane, në minutën e 63-të, përpara se Sadio Mane të konvertonte një penallti në minutën e katërt të kohës shtesë. I pyetur për rikthimin e Salah, pas ndeshjes, trajneri Jurgen Klopp u tha gazetarëve:

“E thashë edhe para ndeshjes, nuk është se ai ka probleme, por vetëm duhet të mësohet me të gjitha gjërat e ndryshme. Po punon shumë me shpatullën për të forcuar muskujt. Ai nuk ka absolutisht çështje të shpatullës më, nuk isha i shqetësuar për këtë, ndryshe nuk do të kishte luajtur.

Salah erdhi nga stoli dhe shënoi pas 35 sekondave. Pati një ndikim të madh së bashku me Sadio Mane. Ishte me të vërtetë një pjesë e dytë e mirë, që na ndihmoi shumë, sepse të gjithë shohim ku jemi me përgatitjet. Ne duhet vetëm të vazhdojmë të punojmë dhe të sigurohemi që brenda dy javësh t’i kemi këmbët më të freskëta se sa sonte.

Jam shumë i sigurt se Pep Guardiola ishte pak i zemëruar, sepse atij nuk i pëlqen, ose e urren humbjen, si unë. Nëse humbisni një lojë, di mund të jesh i lumtur. Nëse fiton një ndeshje, kjo është e ftohtë”.

Related posts

MERKATOJA E VERËS/ PSG përgatit ofertën për mbrojtësin e Inter, Napoli gati t’i rrëmbejë objektivin “zikaltërve”…

Delo.autor

“LEGJEONARËT”/ Bajrami dhe Ismajli titullarë, Empoli mposhtet nga Sampdoria

Delo.autor

FITORE DRAMATIKE/ Manchester United mposht me përmbysje Southampton, Cavani “HERO” me dopietë

Delo.autor

Leave a Comment