Futboll Premier League Sport

Shkëlqeu në Botëror/ Chelsea i “rrëshket” nga duart sulmuesi i talentuar Rus

Aleksandr Golovin ishte një pikat e referimit të kombëtares ruse në suksesin e jashtëzakonshëm në Botërorin e shtëpisë, ku vendasit arritën deri në çerek-finale për herë të parë në histori si shtet më vete.

Kjo bëri që shumë klube Europiane të viheshin në kërkim të tij në merkato, me londinezët e Chelsea që ishin në vijën e parë për shumë kohë.

Por mesa duket “blutë” e kanë humbur betejën për rusin i cili ka zgjedhur Monakon në kampionatin francez për të vijuar karrierën. Klubi nga principata do të paguajë plot 30 milionë Euro për shërbimet e 22-vjeçarit, i cili pritet të firmosë kontratën ditën e premte.

 

Related posts

MERR FUND DILEMA/ Eros GREZDA i bashkohet Rangersit të GERRARDIT në SKOCI

Isa.Autor

Lukaku: Shumë lojtarë të mirë do të vijnë në Man United sezonin e ardhshëm

Q.Autor

RONALDINHO SI MAGJISTAR/ Shfaqet në Marok me pasaportë të sekuestruar…

Isa.Autor

Leave a Comment