Futboll Seria A Sport

E DUAN NË ITALI/ Matteo Darmian dëshiron të largohet nga Manchester United, por…

Jose Mourinho ka zbuluar se Matteo Darmian dëshiron të largohet nga Manchester United, por thotë se klubi nuk do ta shesë mbrojtësin, nëse nuk merr një ofertë të mirë. Anësori i krahut të djathtë e ndihmoi Manchester Unitedin të enjten, pasi fitoi një penallti kundër AC Milan, në “International Champions Cup”. Megjithatë, ai ka qenë i lidhur ngushtë me një kthim në Itali, mes interesimit të Juventusit, Interit dhe Napolit.

Pasi bëri vetëm tetë paraqitje në Premier League, në sezonin 2017-2018, italiani nuk pret që të mbetet në “Old Trafford” përtej kësaj vere. Por Mourinho këmbëngul se klubi do të kërkojë një çmim të drejtë për të: “Darmian iu dha shiriti i kapitenit në këtë ndeshje, sepse është një djalë fantastik në dy vitet e mia, por edhe me Van Gaal, para meje. Ai është lloji i djalit, i cili gjithmonë është i gatshëm të japë atë që ka. Ai u rrit te AC Milan dhe të luante kundër klubit të tij të fëmijërisë si kapiten në një miqësore të tillë kishte një kuptim të mirë.

Matteo dëshiron të largohet. Dhe unë mendoj se, kur një lojtar dëshiron të largohet, nëse oferta e drejtë arrin, ju duhet të përpiqeni të jeni njerëzor dhe ta lejoni të ndjekë instiktin e tij. Por, deri më tani, ofertat që kemi marrë për Matteo nuk janë as afër pranimit. Pra, nëse Matteo largohet, ai largohet, sepse oferta e duhur vjen. Nëse ai qëndron, mund të jetë i rëndësishëm për ne”.

Related posts

Ibrahimoviç i kërkon Suedisë të ndjekë shembullin e tij dhe “të marrë përsipër botën”

Isa.Autor

“DJAJTË E KUQ” KËRKOJNË DYBALA/ Juventus hyn në negociata nëse paguhet shifra…

Delo.autor

PSG SHFAQ INTERES PËR NGOLO KANTE/ Lojtari i Chelsea merr vendimin për të ardhmen e tij

Delo.autor

Leave a Comment