Futboll Premier League Sport

Klopp: Ja çfarë do ndodhte nëse Coutinho do të luante në finalen e Champions Leagues

Jurgen Klopp ka shpjeguar disa nga pasojat që Coutinho la pas largimit nga Liverpooli. Klopp mendon se me mesfushorin brazilian, do të plotësonte hapësirën bosh e lënë nga Salah që u dëmtua në finalen e madhe të Champions Leagues.

“Nëse do ta kishim ende Coutinhon, atëherë mund të luanim me atë në sulm,” tha ai për Sky Sports.“Ne e filluam lojën fantastike, por kur Salah duhej të largohej nga fusha i lënduar, humbëm shkëndijën tonë dhe gabimet që Loris Karius bëri përfundimisht na kushtuan me trofeun”, u shpreh fillimisht Klopp.

“Mo (Salah) del i dëmtuar, por Coutinho ende do ishte atje. Coutinho në krahun e majtë, sjell Sadio (Mane) në anën tjetër, kjo është një histori e ndryshme. Do të ishte mirë, por nuk ishte kështu.”, përfundoi ai.

“Nuk kemi nevojë të zëvendësojmë Coutinhon. Ne duhet të bëjmë një skuadër për vitin e ardhshëm. Cilin rol mund të ketë pasur Coutinho në Kiev është krejtësisht e parëndësishme, natyrisht. Alisson është shumë më i fortë se Karius; Fabinho është mesfushori që ne kemi nevojë për shumë një vit; Naby Keita tashmë është një shtesë fenomenale dhe ne kemi një ndjenjë që Xherdan Shaqiri do të habisë të gjithë.”, përfundoi Klopp.

Related posts

“Icardin nuk do ta lejoja të shkelte në “San Siro”/ Vjen deklarata e fortë nga…

Delo.autor

Argjentina zhgënjen, por jo tifozet seksi të saj (FOTO)

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ ANDORRËS/ Sulmuesi Prengaj: Objektivat e Shpresave janë që të kapim Europianin, por…

Delo.autor

Leave a Comment