Futboll Seria A Sport

Dita e së vërtetës/ Marota e Paratiçi në selinë e Milanit, HIGUAIN dhe Caldara vishen KUQEZI

Tashmë nis sprinti final: Gonzalo Higuain te Milani, por edhe shkëmbimi Bonuçi-Kaldara, mund të kryhet gjithçka sot. Administratori i deleguar i Juventusit, Bepe Marota, se bashku me drejtorin sportiv Paratiçi, janë paraqitur tashmë në selinë e Milanit dhe kanë nisur bisedimet finale.

Higuain do të kalojë te Milani në huazim për 18 milionë euro, si dhe mund të blihet përfundimisht nga kuqezinjtë për 36 milionë.

Bonuçi e Kaldara pritet të shkëmbehen kokë më kokë, një biznes i shkëlqyer për të dy klubet në aspektin e bilancit, sepse regjistrojnë shifra të rëndësishme.

Në aspektin sportiv nuk dihet kush fiton, sepse Kaldara është lojtar i ri dhe me të ardhme të shkëlqyer dhe Milani del i lumtur, por edhe Juve merr një futbollist klasi dhe me shumë eksperiencë, pavarësisht se tifozët janë kundër rikthimit.

 

Related posts

TROFEU “BERNABEU”/ MILANI besason me formacionin që do të luaj kundër REALIT

Isa.Autor

LIVE/ Teuta-Kukësi, Mbyllet pjesa e parë. Rexhinaldo për “miqtë” shënon golin në limite

Delo.autor

Agolli: Cungu është mjeshtër i eliminatoreve, gjithçka është e hapur

Isa.Autor

Leave a Comment