Futboll Sport

Klubi i Besës është një “fidanishte”, vijnë kontratat e para me talentet (EMRAT)

Besa nuk po arrin të rikthehet në Superiore, ndërkohë që në vitet e fundit ka rrezikuar edhe të bjerë në Kategorinë e Dytë. E gjitha lidhet me situatën financiare të klubit. Prej kohësh presidenti Nexhat Bizhdili ishte shmangur nga klubi dhe vetëm vjet, kur ndryshoi edhe kryetari i Bashkisë Kavajë, ai u rikthye në klub. Gjithsesi edhe vjet, pavarësisht se në klub u rikthyen shumë lojtarë vendas dhe u bë merkato e mirë në letër, përfundimi nuk ishte aspak ai që pritej.

Minimalisht verdhezinjtë nuk duhet ta kishin diskutuar renditjen në pesë ekipet më të mira, por nuk ndodhi ashtu. Gjithsesi tanimë mendohet për sezonin e ardhshëm dhe para disa ditësh ka pasur edhe një takim mes kryebashkiakut Isa Sakja dhe presidenti Bizhdili. Ndërkohë është zgjedhur edhe trajneri i ri dhe ai është Gentian Begeja. Tanimë pritet të nisë edhe merkatoja dhe me shumë mundësi do tentohet të bëhet një ekip pretendent për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore.

ELEMENTËT E RINJ – Vjet ekipi i paratërinjëve ishte kampion absolut në vend dhe në përgjithësi qyteti i Kavajës ka nxjerrë futbollistë. Te moshat aktualisht janë disa të talentuarit dhe në klub kanë menduar të nënshkruajnë kontrata me ta. Flavjo Meçja, Emir Damarja, Aleks Kacbufi dhe Ilir Dobjani do të jenë pjesë e Besës në vijim. Por nuk janë vetëm këta futbollistë që klubi ka në plane, por edhe të tjerë, që në ditët në vijim do të ulen në tavolinë me drejtuesit e klubit dhe do të nënshkruajnë. Në Kavajë presin që sezoni i ardhshëm të jetë më i mirë dhe Besa të mund të luftojë për t’u rikthyer në elitë.

Related posts

MERKATO E JANARIT DREJT FUNDIT/ Bylisi godet në limit, merr ish-sulmuesin e Kukësit dhe një fantazist brazilian

Delo.autor

FORMACIONI I MUNDSHËM NDAJ ANDORRËS/ Ja si pritet t’i rreshtojë Reja kuqezinjtë

Delo.autor

RUSI 2018/ Franca cakton numrat e Kupës së Botës, Mbappe si Platini…

Sadik.Autor

Leave a Comment