Futboll Sport

Kroaci-Danimarkë, ndeshja e parë zyrtare më 1996 (FOTO)

Kroacia dhe Danimarka do të përballen sonte në 1/8-at e fazës me eliminime të Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Rusi. Në këtë ndeshje Kroacia vjen si ekipi favorit, pasi në fazën e grupeve ka mposhtur Argjentinën, duke siguruar vendin e parë në grup. Danimarka nga ana tjetër e mbylli grupin në vendin e dytë pas Francës, por edhe pse në letër duket një ekip i lehtë, nuk duhen nënvlerësuar në asnjë mënyrë.

Përballjen e parë këto dy ekipe e kanë pasur në vitin 1996, gjatë Evropianit që zhvillohej në Angli, kompeticion që në fund u fitua nga Gjermania që mposhti Çekinë në finale. Kjo përkonte edhe me debutimin e parë të Kroacisë në një kompeticion, pas shkëputjes nga Jugosllavia. Kroacia në atë periudhë mbështetej tek një brez i artë, që udhëhiqeshin nga një bomber i vërtetë, i cili aktivizohej me Real Madrid: Davor Suker. Danimarka nga ana tjetër vinte si kampionia në fuqi dhe në portë kishin Peter Schmechel, gardianin e portës të Manchester United. Si për ironi të fatit në ndeshjen e sotme, portën e Danimarkës do ta ruajë i biri, Kasper.

Suker, i cili sot ushtron detyrën e presidentit të Federatës se Futbollit të Kroacisë, në atë ndeshje e eklipsoi totalisht Peter Schmeichel-in, i cili në atë kohë ishte shpallur si portieri më i mirë në Premier Ligës duke tërhequr vëmendjen e shumë ekipeve të mëdha. Kroacia edhe në Botërorin Francë 1998 bëri paraqitje mbresëlënëse, ku Suker me shokë udhëhoqën kombëtaren drejt medaljes së bronztë ku në gjysmëfinale eliminuan Gjermaninë. Suker u shpall gjithashtu dhe golashënuesi më i mirë i turneut.

 

 

Related posts

Messi është duke e shikuar nga spitali ndeshjen e Barcelonës

Q.Autor

HUMBJA NDAJ JUVENTUSIT/ Hysaj: Nuk ka kuptim VAR-i, nëse gjyqtarët nuk e…

Delo.autor

NIS AVENTURËN ME DEBUTIM NË KROACI/ Kristal Abazaj shënon 11 minuta pasi futet në fushë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment