Futboll Sport

Kroacia arrin Rusinë, Rebiç sa Ronaldo; ja “skaneri” fizik pas gjysmëfinaleve (FOTO)

Kanë mbetur për t’u luajtur vetëm dy ndeshje deri në përfundimin e Kupës së Botës së Rusisë, finalja dhe sfida për vendin e tretë dhe të katërt. Ashtu siç ka bërë një analizë të plotë të aspektit fizik të çdo raundi, çdo lojtari dhe çdo kombëtareje përgjatë këtij Botërori, spanjollja “AS” ka vepruar njësoj edhe pas gjysmëfinaleve.

Kroacia, që ka dashur kohën shtesë në tri ndeshjet e fundit për të avancuar deri në finale, më në fund arrin Rusinë, si ekipi që ka përshkuar më shumë distancë gjatë turneut, me 723 kilometra të regjistruara. Ndër të gjitha kombëtaret, kjo shifër është 13.021 kilometra.

Nga ato 13.201 kilometra, 92,59% janë përshkuar nga lojtarë startues në ndeshje, ndërsa 7.41% janë në këmbët e atyre të ardhur nga stoli. 40,47% e distancës është përshkuar nga mesfushorët, 36.45% nga mbrojtësit, 19.07% nga sulmuesit dhe 4,01% nga portierët.

Cristiano Ronaldo (Portugali) dhe Ante Rebic (Kroaci) kanë qenë deri tani lojtarët më të shpejtë, duke arritur në 33.98 km / h. Ata janë ndjekur nga Luis Advincula (Peru), Marcus Rashford (Angli) dhe Santiago Arias (Kolumbi). Sa për ata që kanë udhëtuar më shumë kilometra, renditja është e udhëhequr nga Luka Modric (Kroaci), me 63.035 metra, i ndjekur nga Roman Zobnin (Rusi), Ivan Rakitic (Kroaci), N’Golo Kante (Francë) dhe Ivan Perisiç (Kroaci).

Related posts

SKANDALI NË DERBI/ Ibrahimovic rrezikon përjashtimin nga “Sanremo” pas sherrit me Lukakun. Vjen paralajmërimi

Delo.autor

BËN PARASHIKIMIN PËR DERBIN E MADONINËS/ Brehme: Milan-Inter? Mendoj se fitojnë “Zikaltërit” me rezultatin…

Delo.autor

E BUJSHME NË PREMIER/ Ja shifra astronomike që Mesut Ozil i kushton Arsenalit…

Delo.autor

Leave a Comment