Futboll Sport

Kroacia sfidon Anglinë, freskia kundër rraskapitjes fizike

Kroacia u rendit e para në grupin e vet të Botërorit të Rusisë, përpara Argjentinës, dhe eliminoi Danimarkën e Rusinë në 1/8 finale dhe çerekfinale, pasi iu desh koha shtesë dhe gjuajtja e penalltive. Pra, fizikisht janë të konsumuar në prag të përplasjes me “Tre Luanët”. Ata me siguri kanë talent për të arritur në finale, por shqetësimi kryesor për Kroacinë është qëndrueshmëria e tyre fizike tashmë.

Anglia ka gëzuar suksesin më të madh të Kupës së Botës në dekada, pasi fitoi me një penallti kundër Kolumbisë, në 1/8 finale dhe kaloi pa probleme Suedinë (2-0) në çerekfinale. Heronj për të dyja kombëtaret janë portierët respektivë, që kanë shkëlqyer në këtë turne.

Mbrojtësi kroat, Sime Vrsaljko, është në dyshim, pasi ka pësuar një lëndim në gju gjatë kohës shtesë, në çerekfinale, dhe pritet të zëvendësohet nga Tim Jedvaj, në anën e djathtë. Gareth Southgate nuk ka shqetësime të reja për të raportuar, por përballet me një sfidë taktike, me potencialin e rrotullimit të trios ofensive të mesfushës: Jesse Lingard, Dele Alli dhe Raheem Sterling, për të shtuar një tjetër mesfushor mbrojtës, që të “shuajë” Luka Modric.

Çështja e rraskapitjes fizike të skuadrës kroate është një shqetësim për ndeshjen kundër Anglisë, e cila është relativisht e pushuar, pasi e mposhti Suedinë 2-0 gjatë kohës së rregullt. Sulmuesi Harry Kane kryeson garën e “Këpucës së Artë” të Botërorit për momentin, me gjashtë gola, dhe pritet të jetë pikë referuese për të tijtë, edhe një herë, kundër Kroacisë.

Related posts

Pasi mposhti dy herë kancerin, emërohet drejtori teknik i Barcelonës

Sadik.Autor

PAS BARAZIMIT NË “PAQE” NDAJ ATALANTAS/ Piol i pakënaqur: Na mungoi kualiteti, nuk mund të…

Delo.autor

LIVE/ Parma-Milan, Bruno Alves barazon shifrat për vendasit

Delo.autor

Leave a Comment