Futboll Premier League Sport

RINOVIMI I SKUADRËS/ Chelsea bisedime me 4 titullarë, u skadon kontrata në fund të…

Skuadra e Chelsea ka qenë në qendër të vëmendjes së merkatos së verës së këtij viti, por duket se telashet për drejtuesit e klubit londinez nuk do të përufndojnë më 31 gusht, kur mbyllet merkatoja në disa nga kampionatet kryesore. Nga skuadra u largua Thibaut Courtois (Real Madrid) e në bisedime është edhe Eden Hazard, kontrata e të cilit skadon pas dy vitesh. Por problem janë edhe 4 futbollistë të tjerë titullarë që mund të largohen me parametrin zero, pasi u skadon kontrata në fund të sezonit që sapo ka nisur, më 30 qershor 2019.

1-Garry Cahill, 32 vjeç, ka ardhur nga Bolton në vitin 2012, një lojtar që këtë sezon duket se do të jetë në stol shumicën e kohës, pasi nuk është përshirë shumë nga trajneri Sarri në dy takimet e para në Premier League. Ndryshe nga Conte, që vjet e kishte titullar dhe e aktivizoi në 27 ndeshje.

2-Olivier Giroud, 31 vjeç, erdhi në janar të këtij viti nga Arsenal, pasi nënshkroi një kontratë për 18 muaj me Chelsea. Herë titullar e herë në stol, si me Conte ashtu dhe me Sarri, lojtari nuk ka bindur shumë me paraqitjen e tij, ndaj ndoshta “blutë” e Londrës kërkojna ta largojnë në fund të sezonit.

3-Cesc Fabregas, 31 vjeç, një lojtar që e ka treguar veten edhe në momente të vështira. Madje vështirë se mund të gjesh një mesfushor si ai sot në Premier League, që kontrollon topin, sulmon e mbron mirë. Ai arrin të jetë më i mirë edhe se Barkley, Drinkwater e Bakayoko, që kanë ardhur për t’i zënë vendin por kanë dështuar.

4-David Luiz, 31 vjeç, duket se do të mbyllë verën e ardhshme aventurën e tikj të dytë me Chelsea. Me Conte e nisi mirë, por më pas përfundoi në stol. Me ardhjen e Sarri rifitoi pozicionin e titullarit, çka mund ta ndihmojë që të qëndrojë edhe në të ardhmen në “Stamford Bridge”.

Related posts

Liverpooli ka gati ofertën për kapitenin e Newcastle, Jamaal Lascelles

Sadik.Autor

KOSOVË MOLDAVI/ Mbrojtësi Kastrati zhbllokon sfidën për “Dardanët” me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Buffon shkon në “Kampionatin botëror 2018”

Sadik.Autor

Leave a Comment