Futboll Sport

Barcelona gati të “plasë bombën” e kësaj vere, në sulm për Eden Hazard

Eden Hazard është ylli në faqet e para të mediave të Barcelonës këtë të martë. Gjithmonë sipas gazetës “Sport”, ndërkombëtari belg, që po vijon të luajë në Botërorin e Rusisë, është objektivi madhor i Eric Abidal dhe sekretariatit teknik të Barcelonës, i cili tashmë po punon me diskrecion të plotë për të siguruar nënshkrimin e një prej yjeve të Kupës së Botës, i cili, gjithashtu, është lidhur me Real Madridin.

Hazard nuk do të luajë Champions sezonin e ardhshëm, nëse mbetet pjesë e Chelsea, dhe ky është një faktor kyç në dëshirën e tij për t’i lënë blutë e Londrës. Barça dëshiron ta përdorë këtë gjë për të siguruar nënshkrimin e tij dhe “plasur bombën” verore, duke bashkuar në të njëjtin ekip, në “Camp Nou”, Messin, Suarezin, Coutinhon dhe Hazard.

Nga ana tjetër, “Mundo Deportivo” zgjedh dy emra të tjerë të duhur për faqen e parë të saj. I pari prej tyre është Luis Enrique, emërimi i të cilit si trajner i kombëtares iberike ka nënkuptuar një ndikim të përgjithshëm në futbollin spanjoll. Përveç kësaj, Arthur është protagonist kryesor i faqes së parë. Braziliani mbylli nënshkrimin e tij mbrëmë, deri në vitin 2024, pasi Barça pagoi 31 milionë euro, plus 9 të tjera në formë variablash.

Related posts

Carrasco largohet nga Atletico, drejt transferimit në Premier League

Q.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ U ble me bujë në merkaton e verës, Juventus do yllin e Premier League…

Delo.autor

SKËNDERBEU “VRET” KUKËSIN/ “Ujqërit e dëborës” gjurmojnë Partizanin

Isa.Autor

Leave a Comment