Futboll Sport

UEFA NIS HETIMET MBI KRIJIMIN E SUPERLIGËS EUROPIANE/ Përgatit proçesin gjyqësor 50 miliard eurosh. Ja çfarë pritet të ndodhë…

Lajmi mbi krijimin e “Superligës” europiane nga skuadrat më të mëdha të kontinentit  ka trazuar ujërat në futbollin botëror ku po dalin detaje të rëndësishme të planit të fshehtë midis disa ekipeve që kanë bërë historinë në futboll.

UEFA ka nisur një betejë ligjorë ndaj klubeve që janë përfshirë në këtë mesele, proces i cili flitet se do të kap shifrën e 50 miliard eurove. Selia e UEFA-s së bashku me federatat respektive të futbollit ua ka bërë të qartë ekipeve të cilat duan të jenë pjesëmarrëse të këtij kompeticioni  se do të dalin jashtë kampionateve apo kupave ku marrin pjesë pasi nuk mund të varen fatet e futbollit në duart e disa skuadrave vetëm sepse duan të fitojnë më shumë para.

Sipas raporteve të dala ky është një projekt i iniciuar nga presidenti i Real Madridit, Fiorentino Perez i cili ka ardhur si pasojë e disa arsyeve ku më kryesorja  është ajo ekonomike. Në marrëveshje janë përfshirë deri tani 11 klube ndër to, Mançester Junajtid, Liverpul, Arsenal, Totenhem, Çelsi, Real Madridt, Barcelona, Atletiko Madrid, Inter, Milan dhe Juventus ndërsa Siti, Bajern dhe PSG-ja kanë refuzuar përkohësisht.

Pas tyre flitet se qëndron kompania televizive sportive DAZN Tv,  e cila i ka mohuar të gjitha zërat për një përfshirje në këtë projekt. Pandemia i ka prekur klubet shumë nga aspekti financiar dhe dhe ka rritur edhe borxhet, dhe në këtë mënyrë krijimi i kësaj lige do t’i jepte frymëmarrje klubeve pjesëmarrëse duke i rritur ekonomikisht.

Është përfolur dhe për një përçarje të “dy miqve” Andrea Anjeli i cili është president i shoqatës së futbollit në Europë dhe presidentin të UEFA-s Ceferin. Ky i fundit e ka quajtur si një tradhëti veprimin e Anjelit, i cili konsiderohet si një ndër mbështetësit kryesorë për formimin e “Superligës”.

Reagim për këtë situatë bëri dhe presidenti i federatës italiane të futbollit, Gabriele Garvina, i cili 48 orë para se të mblidhet komiteti ekzekutiv i UEFA-s u shpreh me tonë të ashpra për organizatorët e këtij eventi duke thënë se do të dëmtojë shumë futbollin. “Ne gjithmonë kemi qenë kundër Superligës”, u shpreh presidenti Garvina. Nuk dihet si do të shkojë situata në vazhdim, por krisjet e para kanë nisur.

Related posts

E rrallë, i dënuari luan me gjurmuesin elektronik në këmbë…

Sadik.Autor

KUPA E ANGLISË/ Chelsea nuk përmbahet, realizon 4 gola në 33 minuta ndaj Chesterfield (VIDEO)

Delo.autor

Ikën Arteta, vjen Iniesta. Zbulohet plani i çmendur i Pep Guardiolës

Sadik.Autor

Leave a Comment