Cudirat e Boterorit Futboll Sport

Kryeministri dhe ministrat e qeverisë së Kroacisë, në punë me fanellën e kombëtares (VIDEO)

Kryeministri dhe ministrat e qeverisë së Kroacisë u paraqitën sot, në mbledhjen e kabinetit, me fanella të ekipit të tyre kombëtar të futbollit, që i ka bërë krenar si komb, sepse është finalist i Botërorit të Rusisë, që po zhvillohet prej 14 qershorit.

Në fakt, kryeministri, kryetari i kuvendit dhe disa nga minsitrat e qeverisë së Kroacisë ishin prezent në stadium, duke e përcjellë “live” gjysmëfinalen e së mërkurës në mbrëmje. Ata janë kthyer në mëngjes dhe kanë “flakur” kollarot e veshjet zyrtare, duke i këmbyer me fanellat e skuadrës së drejtuar nga Zlatko Dalic.

Kujtojmë se Kroacia mposhti Anglinë të mërkurën, me rezultatin 2-1, dhe tashmë do të diskutojë finale e madhe të së dilës, kundër Francës, në Moskë. Presidentja Kitarovic, tifoze e flaktë e kombëtares kroate, nuk asistoi dot në gjysmëfinale, pasi ishte e angazhuar me liderët e vendeve të Natos, në një samit në Bruksel.

Qeveritarët kroatë në mbledhje me bluza të ekipit kombëtar të futbollit

Kryeministri dhe Ministrat e qeverisë së Kroacisë sot u paraqitën në mbledhjen e kabinetit qeveritar me bluza të ekipit të tyre kombëtar të futbollit. Kroacia të mërkuren mposhti Anglinë me rezultat 2-1 dhe të dielën ndeshet me Francën në finalen e Kupës së Botës në Moskë.

Gepostet von VOA – Zëri i Amerikës am Donnerstag, 12. Juli 2018

Related posts

LËSHON “BOMBËN”/ Presidenti De Laurentiis: Kam gati një projekt të ri që do të sjellë 10 miliardë euro

Delo.autor

KËRKOHET NGA KLUBE TË MËDHA/ Talenti gjerman tregon klasin me këtë “MAGJI” (VIDEO)

Delo.autor

Panucci: Cikalleshi dhe Xhaka janë lojtarë të rëndësishëm, por në Kombëtare ka disa rregulla

Q.Autor

Leave a Comment