Futboll Sport

Kualifikimi dramatik, kroatët festojnë me FLAMURIN SHQIPTAR (FOTO)

Kroacia e Zlatko Daliçi arriti të kualifikohej mbrëmjen e djeshme ndaj Danimarkës, falë 11-metërshave, ku padyshim heroi ishte “gardiani” kroat, Subasiç. Ai arriti të ndalte 3 penallti të danezëve, duke i dhënë kualifikimin për në gjysmëfinale skuadrës së tij.

Pas përfundimit të penalltive, tifozët kroat shpërthyen në festë. Në sektorin e tifozëve kroat nuk munguan as flamujt kuqezi të cilët u shpalosën me krenari në shkallët e stadiumit.

Fotot gjatë festës së lojtarëve me tifozët kroat, ku janë të shpalosur edhe flamurët shqiptarë, janë duke bërë xhiron e internetit. Këto pamje nuk janë pritur aspak mirë nga serbët, të cilët pas eliminimit në grupe, po vuajnë sukseset e rivalëve.

Related posts

ANDRES INIESTA BËHET FILM/ Detajet e plota të “heroit të papritur” (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Ndryshon orari i fillimit të garave të Formula 1

Delo.autor

SUPERKUPA E SPANJËS/ Bashkë me Messin, Barcelona mbërrin në Seville për titullin e parë të sezonit

Delo.autor

Leave a Comment