Futboll Sport

Vendi i VOGËL me futboll të MADH/ Ja disa fakte interesante për Uruguain

Uruguai ka një popullsi prej afro 3.5 milionë banorësh. Kanë fituar dy herë Kupën e Botës, janë renditur të katërtët tri herë, një herë kanë shkuar në çerekfinale, dhe në 1/8-at rrugëtimi i tyre është ndalur tri herë. Ah se harruam, kanë fituar edhe medaljen e artë në Olimpiadë dy herë.

Dhe për këtë arsye, nëse i hidhni një sy fanellës së tyre, ajo mban katër yje pikërisht për këtë arsye. FIFA ua njeh zyrtarisht. Por, a u afrohet një tjetër vend me popullsi sa Shqipëria sukseseve të organizatorëve dhe fituesve të parë të Botërorit? Jo! “Herë jam mirë, herë jam më keq. Por, derisa Zoti të ma lejojë, unë do të vazhdoj të stërvit”. Në këtë Botëror, që deri pak ditë më parë na kishte ofruar pak emocione, ka që tani një fitues dhe nuk duhet të presim 15 korrikun për të ngritur në qiell trofeun e tij, sepse ai e ka fituar duke shkelur në fushë, me këmbët e tij, më 15 qershor në Ekaterinburg për të udhëhequr “Celeste”-n e tij në “Rusi 2018”.

Ndoshta, aventura e fundit e një karriere të gjatë dhe të lavdishme. Po flasim për Oskar Uashington Tabarez Silva, i cili për të gjithë është thjesht “Il Maestro”. I prekur nga sindroma “Guillain-Barré”, që prek sistemin nervor periferik, 71- vjeçari i frymëzon lojtarët dhe popullin e tij edhe për këtë arsye: “Nëse do të vazhdojmë të fitojmë edhe ndonjë ndeshje tjetër, siç na ndodhi në Afrikën e Jugut, do të marr sërish letra nga zonja 80-vjeçare që më thonë se e urrejnë futbollin, por pasi panë të luajë kombëtarja, kanë dëshirë të dalin në rrugë dhe përqafojnë njeriun e parë që u del përpara. Uruguai për këtë Botëror është i veshur i gjithi bardhekaltër. Është diçka që na bën të jemi krenarë për këtë ndjesi që kemi për futbollin në vendin tonë”.

Related posts

BËN PJESË NË PLANET E CONTES/ Paratici nis punën për të bindur yllin e Serisë A

Delo.autor

E PAPRITUR/ Ish-sulmuesi veteran i Superiores: Jam në bisedime me Teutën dhe disa klube në Shqipëri

Delo.autor

MËSOHET KUNDËRSHARI NË EUROPË/ Ja me kë luajnë “Demat” nëse bën mrekullinë ndaj Sheriff

Delo.autor

Leave a Comment