Futboll Sport

Tare gjen te Barcelona, pasuesin e Milinkoviç-Saviç

Mesfushori serb Milinkoviç-Saviç nuk u paraqit në grumbullim te Lazio ditën e sotme, duke dhënë sinjale se po pret të largohet përfundimisht nga kryeqyteti italian.

Ndonëse klubi reagoi dhe tha se serbi do të mbërrijë nesër në Romë, largimi i tij nga Lazio nuk përbën surprizë, pasi klubet e interesuara janë të shumta.

Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare ka nisur nga puna për t’i gjetur edhe zëvendësuesin, pasi me merkaton që mbyllet më 18 gusht, nuk dëshiron që të mbetet i papërgatitur.

Kështu së fundi bardhekaltrit kanë kontaktuar Barcelonën dhe kanë kërkuar informacione për një transferim të mundshëm të brazilianit Rafinha, drejt Lazios.

Katalanët kanë shprehur gatishmërinë e shitjes direkte për 35 milionë euro, ose të huazimit me detyrim blerjeje, për 38 milionë euro, pasi janë të bindur se braziliani nuk bën pjesë në planet e trajnerit Valverde.

Rafinha është një futbollist që e njeh mjaft mirë Serinë A, pasi luajti për Interin në pjesën e dytë të sezonit që sapo lamë pas, duke dhënë një kontribut të çmuar në kualifikimin e zikaltërve në Ligën e Kampionëve.

Nga ana tjetër, plani i Tares me Lotitton është gjithmonë i njëjti, t’i japin vlerë një futbollisti të ri, me perspektivë, për ta shitur më pas me çmim shumë më të lartë sesa e kanë blerë fillimisht.

Related posts

LËVIZJA E BUJSHME/ Juventusi bisedon me AGJENTIN Mendes për mundësinë e TRANSFERIMIT të De Geas

Isa.Autor

LIVE/ Kalojnë 30 minuta lojë, mbetet e “thatë” sfida në Gjirokastër (VIDEO)

Isa.Autor

BEFASI NË KUPËN E SPANJËS/ Valencia i shënon gol të bukur Barcelonës (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment