Futboll Sport

La Partizanin, ish-mbrojtësi ” i kuq” gjen arsyen e largimit pas 4 vitesh

Arbnor Fejzullahi ka mbetur pa ekip. Mbrojtësi mbylli kapitullin e 4-vjeccar me Partizanin duke e bërë ditur vendimin e tij në rrjetet sociale. Edhe pse shprehu keqardhjen e largimit nga “Demat e kuq”, 25-vjeccari ka patur mundësinë dhe lirinë të “nxjerr” sekretet që ndikuan në ndërprerjen e aktivizimit të tij me ekipin kryeqytetas.

Menaxhimi dhe drejtimi i ekipit në sezonin e fundit solli pakënaqësi te Fejzullahi i cili e konsideroi të mjaftueshme qëndrimin e tij me “Të Kuqtë”. Paqëndrueshmëria në rezultate dhe ndërrimi i stolit e orientuan Partizanin në drejtim të paqartë, megjithëse në fund rezistoi të siguronte kualifikimin në Europa League.

Fejzullahi synon të luajë në Zvicër, por pritet ende oferta dhe zgjedhja e ekipit të ri. Në adresë të tij janë interesuar shumë klube shqiptare e të huaja.

 

Related posts

VIJON PËRFORCIMET NË MERKATO/ Partizani arrin akordin me mesfushorin 20-vjeçar…

Delo.autor

KUPA E BOTËS/ Zhbllokohen shifrat në takimin Spanjë-Rusi

Sadik.Autor

Spalletti: Me Lacion finale, por dua të fitoj më parë me Sassuolon

Sadik.Autor

Leave a Comment