Futboll Seria A Sport

“DISA VENDIME TË BËJNË BURRË”/ Donnarumma mesazh lamtumire për Milan: Ka ardhur koha që… (VIDEO)

Xhixhi Donaruma pritet të zyrtarizohet shumë shpejt si lojtar i PSG-së duke u larguar nga Milani pas 6 vitesh si titullar.

Gardiani ‘’axurr’’ ka menduar të shkruajë disa fjalë lamtumire për Milanin duke prekur zemrat e tifozëve kuqezi të cilët kanë shpërthyer në lumë komentesh.

Donaruma shkruan se nuk do t’i harrojë kurrë vitet e kaluara tek Milani dhe pse vjen koha që zgjedhjet janë pjesë e rritjes së një burri

Postimi i Donarumës

”Disa zgjedhje janë të vështira, por ato janë pjesë e rritjes së një burri. Arrita tek @ACMilan kur isha pak më shumë se fëmijë, për tetë vjet e mbaja këtë fanellë me krenari, ne luftuam, vuajtëm, fituam, qamë, gëzuam, së bashku me shokët e skuadrës, trajnerët e mi, të gjithë lojtarët që kanë qenë dhe janë pjesë e klubit, së bashku me tifozët tanë të cilët janë pjesë integrale dhe kanë qenë një familje për shumë vite. Me fanellën e kuqezinjve kam arritje të rëndësishme personale, siç është debutimi në moshën 16 vjeç në Serinë A. Kam jetuar vite të jashtëzakonshme që nuk do t’i harroj kurrë.

Tani ka ardhur koha për të thënë lamtumirë, një zgjedhje që nuk ishte e lehtë, dhe sigurisht një postim nuk është i mjaftueshëm për ta shpjeguar, ose ndoshta as nuk mund të shpjegohet sepse ndjenjat më të thella vështirë se mund të përkthehen me fjalë. Ajo që mund të them është se ndonjëherë është e drejtë të zgjedhësh të ndryshosh, të përballesh me sfida të ndryshme, të rritesh, të plotësosh veten. Të gjithë kuqezinjtë që takova, nga e para në ditën e fundit, do të mbeten gjithmonë në zemrën time si një pjesë e rëndësishme, vërtet themelore e rrugës së jetës që më bëri atë që jam.

I uroj Milanit të gjitha sukseset e mundshme dhe e bëj me zemër, për afeksionin që më lidh me këto ngjyra, një ndjenjë që distanca dhe koha nuk mund ta fshijnë”.

VIDEO

Related posts

PO BËHET VIRALE/ Zgjodhi PSG-në për shkak të pagës së lartë, tifozi ironizon Donnarumma-n dhe i ofron… (FOTO)

Delo.autor

Futbollistët spiunë të Chelseas njollosin Kante: Ana e errët e francezit

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Pas një asisti nga Pogba, Greenwood zhbllokon sfidën ndaj Leipzig (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment