Futboll Sport

Laçi e do stadiumin plot ndaj Anorthosis, ja çmimet e biletave

Goli i shënuar nga Erjon Hoxhallari në ndeshjen e parë në Qipro e mban me shpresë Laçin për të arritur kualifikimin ndaj Anorthosis Famagusta. Por, për të arritur këtë mision, ku duhet përmbysur humbja 2-1 në Qipro, kurbinasit kanë nevojë edhe për mbështetjen masive të tifozëve në shkallët e stadiumit të Laçit.

Trajneri Besnik Prenga ishte i pari që bëri thirrje për mbështetje masive nga tifozët, pasi ai ka besim se skuadra e tij mund ta realizojë me sukses misionin. Dje ka qenë klubi që përmes një njoftimi në faqen e tij u ka bërë thirrje tifozëve laçianë që të mbushin stadiumin dhe të përkrahin ekipin në ndeshjen e kthimit ndaj Anorthosis Famagusta, por u bën të ditur edhe sendet që nuk duhet të kenë me vete.

Përveç thirrjes për mbështetje, klubi ka publikuar edhe çmimet e biletave për ndeshjen e 19 korrikut me qipriotët. Ja njoftimi që Laçi ka bërë së fundmi për tifozët e tij: “Tifozë të Laçit dhe dashamirës të futbollit, ju ftojmë ditën e enjte më datë 19 korrik, në orën 17:00, të mbështesim ekipin tonë në stadium.

Të gjithë së bashku, me ndihmën tuaj si lojtari i 12-të, mund t’ia dalim. Jeni të lutur, para se të futeni në stadium, do të ketë kontroll fizik, ndaj s’duhet të keni me vete çakmakë e mjete piroteknike. Çdo problem më i vogël i shkaktuar nga shkallët e stadiumit është në kurrizin e ekipit tonë. Çmimet e biletave do të jenë: 1000 lekë (tribuna kryesore), 300 lekë (tribuna karshi dhe mbrapa porte). Biletat do të shiten pranë stadiumit”.

Related posts

“MALLKIMI” I DITËLINDJES SË MOTRËS/ Neymar rrezikon përballjen me Borussia Dortmund, ja shkaku

Delo.autor

Dëmtimi i Mbappe, PSG vjen me një njoftim të ri zyrtar

Q.Autor

Gattuso kërkon një mesfushor, Milan hedh sytë nga Reali

Sadik.Autor

Leave a Comment